Gjykata Speciale pritet të shpallë nesër vendimin përfundimtar në procesin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ky zhvillim po ndiqet me interes të madh në Kosovë.
None found
Në prag të vendimit, avokati Tomë Gashi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e lidhur përfundimin e çështjes me standardet e drejtësisë që, sipas tij, janë zbatuar në rastet e ish-komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
Gashi ka deklaruar se, nëse Gjykata Speciale ndjek të njëjtin standard, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi duhet të shpallen të pafajshëm.
“Standardi i drejtësisë! Nëse Gjykata Speciale i respekton standardet e drejtësisë si në rastin Haradinaj dhe Limaj, atëherë nesër gjykata do t’i shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin”, ka shkruar Gashi.
Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda…
Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes…
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera…
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…
Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…