kosovë

Tmerr në Kosovë, plagosen me thikë 4 kalimtarë

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Ferizaj. Mësohet se një person i moshës 59-vjeçare me inicialet E.S ka therur me thikë katër persona, kalimtarë të rastit në Ferizaj.

Ngjarjet kanë ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” ndërsa viktimat janë dy femra të moshave nën 18 vjeç dhe dy meshkuj të rritur. Ai ka njoftuar se të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Ferizajt për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa autori i dyshuar për ngjarjen është arrestuar nga policia.

Të lidhura

None found

Njoftimi i Policisë:

Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda teupore( therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas pë tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj. Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

të fundit

Prishtina e Re dhe Liria ndajnë pikët në derbin e Ligës së Parë

Prishtina e Re dhe Liria janë ndarë në barazim 1:1 në përballjen e zhvilluar të dielën në Hajvali, në kuadër…

53 seconds ago

Two arrested in Çegran and Gostivar for assaulting wife and former partner

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve…

12 minutes ago

OBRM-PDUKM raises suspicions of BDI and LSDM business interests behind Alta Banka’s entry into North Macedonia

Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…

13 minutes ago

Rafah Brigade commander linked to planning October 7 attack killed in Israeli strike

Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…

13 minutes ago

Jordania dënon me vdekje tre autorët e sulmit ndaj kishës ortodokse, ku u vranë nëntë persona

Drejtësia jordaneze dënoi sot me vdekje tre persona të shpallur fajtorë për një sulm vdekjeprurës ndaj një kishe ortodokse në…

13 minutes ago

Isni Kilaj heads to The Hague: “I expect justice” from November 17 verdict

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë…

13 minutes ago