kosovë

“The Guardian”: Kosova akuzohet për nxitje tensionesh

Prestigjiozja “The Guardian” ka shkruar për situatën e krijuar në Kosovë pas hyrjes në fuqi të rregullores se re të BQK-së. Kjo gazetë ka përmendur akuzat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kundër kësaj rregullore në tekstin me titull “Kosova akuzohet për rritje të tensioneve ndëretnike duke ndaluar përdorimin e dinarit serb”.

“Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar autoritetet e Kosovës se ‘po rrisin tensione ndëretnike’ pa nevojë pasi Qeveria vendosi masën e ndalimit ndaj valutës serbe dhe udhëzoi komunitetin serb të pranojë euron. Bastisjet policore të urdhëruara nga ministri i Punëve të Brendshme në katër organizata që punojnë në zonat e populluara me serbë, që erdhën disa ditë pas vendimit për valutë, kanë shtuar frikë për përshkallëzim të situatës së sigurisë”, ka shkruar “The Guardian”.

Gazeta ka përmendur edhe akuzat e zyrtarëve serbë se vendimi i BQK-së do të ndikojë në jetën e përditshme të serbëve që varen nga asistenca sociale e Serbisë.

Euroja ka qenë valuta e vetme në Kosovë që nga paslufta. Por serbët, me rreth 5 për qind të popullatës, vazhdojnë ta përdorin dinarin, e sipas “The Guardian”, ky është reflektim i refuzimit të shtetësisë së Kosovës. Ata marrin pensione, paga e përfitime tjera sociale nga Beogradi.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar nga Kosova ta shtyjë rregulloren, duke shtuar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për informim. Kosova është pajtuar me tranzicion, por s’ka treguar se sa do të zgjasë.

BE-ja ka kritikuar Kosovën për hapa “të njëanshëm” duke shtuar se frikësohet që do të nxisin përshkallëzim të raporteve me Serbinë.

“Këta janë hapa shqetësues sepse nuk kontribuojnë në shtensionim të situatës”, ka thënë Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, shkruan ky medium.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se statusi i organizatave që u mbyllën nga Policia, strukturat paralele të krijuara nga Beogradi , duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“The Guardian” ka shkruar po ashtu në burime se vendimi i Kosovës s’ka të bëjë me dëshirën për provokim, por për të luftuar krimet ekonomike e paratë false. E për strukturat paralele, Beogradi ishte pajtuar t’i hiqte me marrëveshjen e 2013-s.

Ky medium ka kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë nga serbë të uniformuar. Ishte vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të grupit terrorist.

të fundit

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave, raportohet për mbi 70 të plagosur

Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” e cilësoi , aksidentin hekurudhor që…

20 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 19 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…

30 minutes ago

Rënia e euros nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale/ Fasoneria, mes konsolidimit dhe presionit të kostove në 2026

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve…

51 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit 19 Janar 2026

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më…

1 hour ago

Horoskopi 19 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, mund të ndjeni një nevojë të…

9 hours ago

Miliarderët parisienë nuk heqin dorë nga Asllani, tundojnë Interin me një propozim të ri

Kristjan Asllani ka dy javë kohë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij, për të mos…

9 hours ago