Categories: kosovë

Thaçit i refuzohet lirimi me kusht pas garancisë prej 50 mijë eurosh, paraburgimi zgjatet

Garancia financiare prej 50,000 eurosh nuk e ka bindur gjyqtarin e vetëm të procesit të dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për tentim pengimi të drejtësisë që ta lirojë atë me kusht, sipas 14 kushteve të propozuara nga mbrojtja në korrik të këtij viti, raporton Klan Kosova.

Të lidhura

None found

Gjyqtari Gosnell ka urdhëruar vazhdimin e paraburgimit të Thaçit edhe për dy muaj të tjerë. Në vendimin e tij, ai e ka vlerësuar pozitivisht garancinë financiare të paraqitur nga vëllai dhe dy miq të Thaçit.

“Siguria financiare prej 50,000€ e ofruar nga familja dhe miqtë, subjekt i sekuestrimit në rast të dështimit të pjesëmarrjes në seanca, e minon edhe më një rrezik të tillë (rrezikun e arratisjes)”.

Gosnell ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur ta argumentojë ekzistencën e një mundësie reale për arratisje, ndaj e ka rrëzuar këtë si arsye për zgjatjen e paraburgimit.

Megjithatë, sipas arsyetimit të gjyqtarit, Thaçi mund të ndikojë në proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara ose të kryejë vepra të tjera të ngjashme. Për këtë arsye, ai do të mbetet në paraburgim së paku deri në tetor 2026.

Hashim Thaçi është i vetmi i akuzuar në këtë çështje që ende mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Shevningen. Ndërkohë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj janë liruar me kusht, nën 14 kushte ku përfshihet edhe dorëzania, ndërsa Hajredin Kuqi ka qenë i lirë për t’u mbrojtur që prej nisjes së procesit.

të fundit

Aksident i rëndë në Lushnje/ 28-vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe përplaset me urën

Një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë, në aksin e vjetër nacional Lushnjë–Berat. Sipas informacioneve paraprake, automjeti…

1 minute ago

Pristina–Peja Train Service Resumes After Temporary Suspension

Qarkullimi i trenit është rikthyer gjatë mesditës në linjen Prishtinë-Pejë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot ku një grua vdiq…

3 minutes ago

Nisma për rastet e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, ekspertët analizojnë paralajmërimin e Ahmetit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka informacione për iniciativa në Gjykatën Kushtetuese që mund të rihapin çështje…

3 minutes ago

Konjufca: More in-depth talks with the LDK expected this week, hope also for president

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka paralajmëruar negociata “më të thelluara” me…

3 minutes ago

Road Improvement Begins Toward Mass Grave Site in Kalludër

Ka nisur rregullimi i rrugës që të çon në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku së fundi u zbulua një…

3 minutes ago

Kosovo Specialist Chambers Cancels August Hearings in Case Against Thaçi and Others for Offenses Against the Administration of Justice

Gjykata Speciale ka publikuar Urdhrin e Tretë për Caktimin e Datave në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve…

4 minutes ago