kosovë

“Thaçi ka mundur ta kundërshtonte arrestimin dhe paraburgosjen e tij”

Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska ka folur për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Speciale.

Sipas tij, është shokuese çështja e paraburgimit dhe atë sipas Pallaskës për arsye të ndryshme.

Të lidhura

None found

Sipas avokatit, arsyeja e parë është se mohohet kundërshtimi me faktin së Thaçi nuk është arrestuar por është vetë dorëzuar.

“Është shokuese çështja e paraburgimit dhe atë për një numër për arsye të ndryshme. Së pari dhe më e arsyeshmja mohohet në kundërshtime me fakte të ditura botërisht se zoti Thaçi nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar. Dhe jo vetëm kaq, zoti Thaçi ka qenë president në detyrë në momentin kur është shpalosur konfirmimi i aktakuzës në atë cilësi ka pasur imunitet personal nga ndalimi dhe arrestimi edhe për vepra personale që ka kryer jashtë detyrës dhe këtë nuk e them unë, por e ka thënë Gjykata e Kosovës dhjetë vite më parë në një lëndë kur i ka interpretuar imunitetet duke përfshirë edhe presidentin e Kosovës, duke e ditur”, tha Pallaska në RTK.

Tutje ai ka shtuar se ish-presidenti Thaçi ka mundur të kundërshtojë arrestimin, dhe paraburgosjen e tij në bazë të një norme kushtetuese, por sipas Pallaskës, Thaçi zgjodhi të vetëdorëzohet dhe të shkoj atje që të ballafaqohet me akuzat si një qytetar i lirë.

“Pra zoti Thaçi përkundër këshillimit që ekziston një mundësi ta kundërshtoj arrestimin dhe paraburgosjen e tij mbi bazën e një norme kushtetuese, ai ka zgjedhur që të vet-dorëzohet në bashkëpunim me gjykatën dhe që të mos e ngarkojë shtetin e Kosovës e as pozitën e presidentit duke mos përfituar një privilegj që i ka takuar sipas kushtetuese së Kosovës dhe të shkojë atje që të ballafaqohet më akuzat si një qytetar i lirë. Ky fakt mohohet dhe ai gjithmonë cilësohet si një person i arrestuar”, ka theksuar avokati Pallaska.

Tags: Thaçi

të fundit

Tensions at protest near Parliament, 4 police officers injured

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë…

2 minutes ago

Police provide information on the serious Berat–Tirana minibus accident, 2 dead and 15 injured

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një…

2 minutes ago

Selin Bollati and DJ Gimbo speak about life after Big Brother: We have new projects

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother…

2 minutes ago

Young protesters head toward Police Station No. 1, chants of “Arrest Rama” during the march from the Tirana Police Directorate

Protestuesit nisen në këmbë nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1. Te rinjtë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në…

2 minutes ago

Life imprisonment for Altin Kuka, Fier Court issues verdict for double murder in Kurjan

Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurjan më 10…

2 minutes ago

Serious accident on the Tirana-Durrës highway briefly suspends parliamentary session, Balla requests interruption

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë për disa minuta pas raportimeve për një aksident të rëndë të ndodhur…

3 minutes ago