Një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradë, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë, ka lënë të lënduar tetë persona.
None found
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Telegrafin se autoritetet policore janë njoftuar në orën 08:10.
Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë gjashtë automjete.
“Në ora 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi Krasniqi.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…