kosovë

Tetë muaj heqje lirie dhe 10 mijë euro gjobë për sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të mërkurën me tetë muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, një pjesëtar të komunitetit serb, nën akuzat për përfshirje në sulmet e dhunshme kundër forcave paqeruajtëse të NATO-s në fund të majit të vitit të kaluar.

Gjykata Themelore në Prishtinë tha se i akuzuari Lazar Dejanoviç, “arriti marrëveshje me prokurorinë për pranimin e fajësisë” lidhur me veprat penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Të lidhura

None found

Akuza ndaj tij u bë publike një ditë më parë dhe sipas saj “i pandehuri me datën 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në koordinim me të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, si dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.

Mbi 90 pjesëtarë të forcave të KFOR-it u plagosën me 29 maj në sulmin e protestuesve serbë që po kundërshtonin dërgimin e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave veriore, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç dhe Mitrovicë e Veriut, pas zgjedhjeve të 23 prillit të vitit 2023, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Deri tani dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me trazirat e dhunshme të 29 majit të vitit të kaluar, por një pjesë e tyre po mbrohen në gjendje të lirë.

Në qershor një gjykatë në Prishtinë dënoi me 15 muaj heqje lirie dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh një pjesëtar të komunitetit serb për përfshirje në atë sulm.

Forcat paqeruajtëse dhe diplomatët perëndimorë i kanë cilësuar të papranueshme sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe kanë bërë thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë./Voa

Tags: kosoveNATO

të fundit

Maserati patenton një transmision të simuluar për automjetet elektrike

Maserati ka zhvilluar dhe patentuar një sistem transmisioni artificial për automjetet elektrike, por për momentin nuk planifikon ta përdorë atë…

48 seconds ago

Toyota tërheq rreth 508 mijë Camry për një problem me panelin digjital

Toyota ka tërhequr nga tregu rreth 508 mijë automjete Camry të viteve 2025–2026, pasi është zbuluar një problem që mund…

1 minute ago

Logoja metalike AMG dyshohet se dogji dy drejtues, Mercedes përballet me padi kolektive

Dy drejtues të automjeteve Mercedes-AMG kanë ngritur një padi kolektive kundër kompanisë, duke pretenduar se kanë pësuar djegie nga logoja…

2 minutes ago

Messi prek me letrën për babanë e ndjerë: “Si do të vazhdoj pa ty?

Lionel Messi ka ndarë një nga rrëfimet më personale dhe më prekëse të jetës së tij, përmes një letre drejtuar…

7 minutes ago

Kurti u dërgon sërish mesazhe liderëve të opozitës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar mbrëmë sërish mesazhe liderëve të partive opozitare, me kërkesën për…

7 minutes ago

VLEN: BDI-ja, që vodhi qindra miliona, tani po paraqitet si hetuese

BDI sot u përpoq përsëri të ndërtojë një aferë ku ka investime të raportuara publikisht, të ligjshme dhe plotësisht të…

12 minutes ago