Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.
“Sot, më datë 10 gusht 2025, në orën 19:53 sipas kohës lokale, në rrethin Sindırgı të qytetit Balıkesir ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Uşak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnë inspektimet dhe vlerësimet në terren. U bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit”, thuhet në njoftim.
Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të…
Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të…
Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry po kalon një periudhë të vështirë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë…
Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës 12-ditore…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpresat për një armëpushim të pjesshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga…
Vigjilja e finales së Superkupës së Europës ka dalë në plan të dytë pas vendimit që mori ditën e djeshme…