Ushtarët e KFOR-it kanë kryer patrullime ditën e sotme në vijën kufitare Kosovë–Serbi.
Sipas njoftimit të KFOR-it, aktivitetet e tilla ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale si dhe konsolidimin e stabilitetit rajonal.
None found
“Sot, ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO kryen patrullime përgjatë vijës kufitare. Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës KFOR ka njoftuar se pjesëtarë të saj nga Kompania Bullgare e Manovrimit, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Leposaviqit.
Në njoftimin e bërë në Facebook thuhet se pjesëtarët patrullues janë nga Batalioni i 2-të i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, ndërsa u tha se këto patrullime janë të rregullta.
“Kjo është pjesë dhe pako përbërëse e përpjekjeve të përditshme të kontingjenteve të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, ndërsa disa prej vatrave kryesore janë izoluar ose shuar. Sipas Ministrisë së…
Qytetarët dhe subjektet juridike në Kumanovë kanë paraqitur gjithsej 160 kërkesa për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga moti i…
Benzina ka kaluar tashmë kufirin e 2 eurove për litër në Greqi dhe çmimet pritet të rriten përsëri në ditët…
Izraeli goditi më 18 gusht bazën ajrore Abu al-Duhur, në veriperëndim të Sirisë, me tetë sulme ajrore. Sipas autoriteteve siriane,…
Një robot humanoid i zhvilluar nga prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë Honor ka përshkuar 100 metra për vetëm 9.32 sekonda,…
Të paktën shtatë persona janë plagosur dhe rreth 300 të tjerë janë evakuuar nga një kamping, pas shirave të rrëmbyeshëm…