kosovë

Tensionet në veri/ Serbët vendosin flamurin gjigant edhe në Zubin Potok

Protestuesit serbë kanë vendosur një flamur gjigant të shtetit të tyre edhe në Komunën e Zubin Potokut në Republikën e Kosovës.

Në këtë komunë, protestuesit serbë e vendosën flamurin në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, raporton KosovaPress.
Ata po protestojnë qysh prej orëve të mëngjesit, në kundërshtim të hyrjes së kryetarëve shqiptarë në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Protestuesit serbë kanë përdorur edhe fëmijët e tyre në protestën e sotme në Zubin Potok. Ata vërehet se ndjehen të sigurt pranë policëve shqiptarë, pasi që njëri nga ta e afron një fëmijë krejt pranë kordonit të Policisë së Kosovës.

Tash e tri ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

të fundit

Ju kujtohet ky gjykatës? Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Gjykatësi i njohur amerikan, Frank Caprio, është ndarë nga jeta në mënyrë paqësore në moshën 88-vjeçare, pas një beteje të…

4 hours ago

VIDEO/ Trump: Zgjidha luftën e “Azerbajxhanit” dhe Shqipërisë”

Presidenti amerikan, Donald Trump ngatërroi emrin e njërit Azerbajixhanit dhe citoi emrin e një shteti që nuk ishte i përfshirë…

4 hours ago

Horoskopi 21 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime…

4 hours ago

Bolonja nuk gjeti akord për rrogën e Asllanit, klubi tjetër i Serisë A është gati të paguajë sa kërkon mesfushori

Ndryshon në mënyrë të papritur situata e Kristjan Asllanit. Mesfushori ishte prej dy ditësh në bisedime me Bolonjën për transferimin…

4 hours ago

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u futën për zhytje me maska në Halkidiki, por u zhdukën

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnënë Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të…

4 hours ago

Plagosja në Durrës/ Arrestohet autori pas disa orësh, shoqërohet në spital me polici

Altin Lekgega, autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është vënë në pranga nga…

4 hours ago