kosovë

Tensionet në Kosovë, reagon NATO: Po i marrim shumë seriozisht ngjarjet në Veri

NATO tha se po ndërmerr të gjitha hapat për të ofruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në veri të Kosovës. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, shtoi se misioni i aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, merr “shumë seriozisht” ngjarjet në veri të Kosovës.

“Zbatimi i mandatit të tij nga KFOR është i palëkundur, siç dëshmohet edhe me dislokimin e 500 trupave shtesë. Ne edhe një herë ua kujtojmë të gjitha palëve obligimet e tyre sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurave për Policinë e Kosovës dhe marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto obligime janë dizajnuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin, për të ruajtur dhe siguruar mjedis të sigurt”, u tha në reagimin e NATO-s.

Sipas Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kosovës, që i dha fund luftës në Kosovë, KFOR është përgjegjës për sigurinë e kufijve të territorit të Kosovës.

Më 14 qershor, në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, janë arrestuar tre policë kufitarë të Kosovës nga forcat serbe. Serbia pretendon se ata janë arrestuar “thellë” brenda territorit të saj. Por, Kosova thotë se ata janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

KFOR-i, si përgjegjësi kryesor për sigurinë e territorit të Kosovës, ka thënë më 16 qershor se “bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”.

Ndaj tre policëve të Kosovës, një gjykatë në Kralevë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë që të lirojë menjëherë policët e Kosovës, që sipas Uashingtonit, po mbahen në paraburgim nën akuza të pabaza.

Rasti i tre policëve të Kosovës vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Serbët në këtë zonë po protestojnë që nga 26 maji, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët./REL/

Tags: NATO

të fundit

U arrestua dje në Francë, ekstradohet ish-truproja i Saimir Tahirit Paul Deda

Policia franceze, arrestoi dhe ekstradoi në Shqipëri Paul Dedën, ish-shoqëruesin e Saimir Tahirit, i kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.…

16 minutes ago

Kishte lidhje me bandën e Suel Çelës, Apeli i GJKKO-së, lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu,…

22 minutes ago

Olsi Bylyku dhe Denada Lura i japin fund lidhjes?

Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku nuk…

27 minutes ago

Stine flet për lidhjen me Roza Latin: Me fat që kam qenë në atë moment

Janë kaluar mbi një dekadë që nga lidhja e shumëpërfolur mes Stines dhe moderatores Roza Lati, por emrat e tyre…

31 minutes ago

Botërori 2026 rrezikon të digjet nga vapa, a do lëvizë FIFA?

Ndërsa bota pret spektaklin e Kupës së Botës 2026, një tjetër diskutim ka marrë hov dhe nuk ka të bëjë…

34 minutes ago

Abuzoi me vajzën e tij të mitur/ Gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri, ja çfarë zbuloi ekspertiza

Këtë të mërkurë, Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur “ Arrest me burg”, për 36-vjeçarin…

1 hour ago