kosovë

Të shtënat me armë në kufi/ Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës: Identifikoni dhe procedoni autorët

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi i ka dërguar më 17 shtator notë verbale [kërkesë për informaicon] Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, lidhur me të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u erdhën nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirin mes dy shteteve.

“Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL).

Të lidhura

None found

Nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësojnë se bëhet fjalë për incidente të izoluara.

Të paktën në dy raste janë regjistruar dëmtime në infrastrukturën e qendrës së skijimit Hajlla-Shtedim në Mal të Zi, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë nga kufiri me Kosovën.

Në të dyja rastet, organet kompetente malazeze dyshojnë se të shtënat janë shkrepur nga territori i Kosovës.

Incidenti i parë ndodhi në korrik të vitit të kaluar, kur u vërejtën dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit. Prokuroria e Rozhajës ka hapur lëndë për këtë rast.

Ndërsa, incidenti i dytë ndodhi më 24 gusht të këtij viti, kur pati të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Prokuroria pritet të hapë lëndë pas përfundimit të hetimeve të Policisë.

Notë verbale është dërguar pas incidenteve të përsëritura që janë regjistruar nga Policia në Rozhajë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, e cila shton se për incidentet u njoftua më 22 shtator edhe ambasadorja e Kosovës.

“Besojmë se rastet e izoluara nuk e reflektojnë përkushtimin e qartë të dy shteteve tona për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL.

Po ashtu, theksohet se palës kosovare i është tërhequr veçanërisht vëmendja për rëndësinë e zbatimit të tri marrëveshjeve ndërmjet shtetesh – për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kotlovi–Kuqishtë dhe rregullimin e regjimit të qarkullimit kufitar.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe drejtorisë qendrore të Policisë së Kosovës me pyetjen nëse kanë ndonjë informacion lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes. Për të njëjtën çështje, përgjigje pritet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2015 e nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Mali i Zi e ratifikoi atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë./REL

të fundit

Lëndë plasëse në portën e një banese në Shkodër! Kush ishte objektivi dhe pista që po hetohet

Mbrëmjen e djeshme, një sasi lënde plasëse, dyshohet tritol, është gjetur e pashpërthyer në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse, është…

2 minutes ago

Tronditëse/ U kthye më herët nga udhëtimi i punës dhe gjeti gruan me dy burra në shtëpi, të tre bashkë godasin për vdekje biznesmenin 49-vjeçar (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…

10 minutes ago

VIDEO/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…

17 minutes ago

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

39 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

43 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

1 hour ago