Categories: kosovë

Të rinjtë në Kosovë zhvillojnë zgjidhje me AI për nxënësit me aftësi të kufizuara

Mjete të bazuara në inteligjencën artificiale, të krijuara nga të rinj, mësues dhe mentorë të teknologjisë në Kosovë, synojnë ta bëjnë procesin mësimor më të qasshëm dhe gjithëpërfshirës. Lajmi është bërë i ditur nga UNICEF-i në Kosovë.

Të lidhura

None found

Zhvillimi i këtyre zgjidhjeve u realizua gjatë një hakatoni treditor në Ferizaj, ku morën pjesë rreth 35 persona. Në aktivitet u angazhuan katër ekipe studentësh nga Universiteti i Prishtinës, të cilat bashkëpunuan me mësues, asistentë mësues dhe fëmijë me aftësi të kufizuara.

Fokusi kryesor i punës ishte gjetja e mënyrave se si inteligjenca artificiale mund t’u shërbejë mësuesve dhe asistentëve në klasat gjithëpërfshirëse, njoftoi UNICEF-i.

Problemet e trajtuara u përcaktuan nga vetë mësuesit. Ato përfshinin mungesën e qasjes në materiale mësimore, njohuritë e kufizuara mbi teknologjitë asistive, vështirësitë në matjen e progresit të nxënësve me aftësi të kufizuara, stigmatizimin, numrin e madh të nxënësve në klasa dhe mundësitë e kufizuara për trajnim.

Gjatë programit, studentët i analizuan këto vështirësi dhe më pas punuan në hartimin, testimin dhe përmirësimin e mjeteve konkrete.

“Kjo përvojë unike më dha mundësinë të mësoj shumë gjëra të reja, duke dëshmuar njëkohësisht se edhe me aftësi fillestare mund të ndërtoj zgjidhje domethënëse që ndikojnë pozitivisht në jetën e fëmijëve”, ka deklaruar studentja Jona Dika.

Çmimin e zgjidhjes më të mirë e fitoi “MësoLehtë AI”. Përmes këtij mjeti, mësuesit mund të ngarkojnë një tekst të ndërlikuar dhe ta përshtatin atë sipas nevojave të ndryshme të nxënësve. Platforma ofron thjeshtimin e përmbajtjes në nivele të ndryshme, shpjegimin e fjalorit, krijimin e kuizeve dhe funksionin tekst-në-zë në shqip dhe anglisht.

Tri ekipet e tjera prezantuan zgjidhje për planifikimin individual të arsimit, shndërrimin e materialeve në formate më të qasshme dhe ndjekjen e përparimit të nxënësve.

UNICEF-i ka njoftuar se shkollat që morën pjesë në program do të kenë edhe më tej mbështetje teknike dhe mentorim, me qëllim përmirësimin dhe përdorimin e zgjidhjeve që kanë potencial.

Programi synon gjithashtu të rrisë aftësitë digjitale dhe njohuritë e të rinjve për inteligjencën artificiale, duke i përfshirë ata në krijimin e mjeteve që mund të largojnë pengesat dhe të ndihmojnë në zhvillimin e arsimit gjithëpërfshirës, sipas UNICEF-it.

të fundit

Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Zgjidhja për Kosovën dhe Serbinë vjen nga dialogu

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka deklaruar se SHBA-ja mbetet e…

2 minutes ago

Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e…

7 minutes ago

Konjufca në Këshillin e Sigurimit: Kosova duhet të avancojë drejt anëtarësimit në OKB

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të…

12 minutes ago

Konjufca i kërkon Këshillit të Sigurimit të dënojë lavdërimin e spastrimit etnik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen…

12 minutes ago

Të shtëna në Tiranë, një person gjendet pa jetë në një automjet në zonën e “Vasil Shantos”

Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në…

20 minutes ago

Doue i jep avantazhin PSG-së, parizienët kryesojnë ndaj Barcelonës pas 45 minutash

Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës.Francezët kanë qenë më të mirë në 45 minutat…

23 minutes ago