Categories: kosovë

Të premten mblidhet Kryesia e Kuvendit, partitë paralajmërojnë hapat e ardhshëm

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka nxitur reagimet dhe paralajmërimet e para nga partitë parlamentare. PDK-ja ka bërë të ditur se në seancën e ardhshme do të propozojë kandidatin për nënkryetar të dytë të Kuvendit, ndërsa nga LDK-ja kanë folur për nevojën e nisjes së një procesi të ri për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë, për të premten është caktuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Të lidhura

None found

Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa në rend dite është përfshirë propozimi për themelimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025 dhe çështje të tjera që lidhen me përgjegjësitë e Kryesisë.

Lëvizjet politike nisën menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe votimin e qeverisë.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar 6 tetorin si afatin për zgjedhjen e presidentit të ri. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ka dhënë gjatë ditës detaje për veprimet që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.

“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

PDK-ja ka konfirmuar se do ta paraqesë emrin e saj për postin e nënkryetarit në seancën e radhës së Kuvendit, pa dhënë më shumë hollësi.

Partia Demokratike e Kosovës e kishte tërhequr më herët kandidaturën e Vlora Çitakut, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e mbështetën atë gjatë seancës konstituive.

Ndërkaq, LDK-ja vlerëson se duhet të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të mos shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Ka qenë një emër i vetëm, për një emër jemi dakorduar, asnjë emër tjetër asnjë mundësi tjetër, ai proces është mbyllur duhet me u hap proces i ri, proceset po i dëmtojnë emrat e përveçëm..”, ka thënë deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri.

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues. Megjithatë, ajo kërkoi vazhdimin e procedurës për zgjedhjen e nënkryetarit të dytë, post që i takon PDK-së, ndërsa caktoi 6 tetorin si datën e fundit për zgjedhjen e presidentit.

të fundit

U.S. attorney general after Democrats’ victory: Justice Department will defend every Trump administration official

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanch, tha se roli i tij do të jetë të mbrojë anëtarët e administratës…

12 minutes ago

Trump: A new attack on Iran is very unlikely, but the US is ready if no agreement is reached

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është [...] Read More... The post Trump: Një sulm i ri ndaj Iranit është…

12 minutes ago

Prokurori i Përgjithshëm amerikan pas fitores së demokratëve: Drejtësia do të mbrojë çdo zyrtar të administratës Trump

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanch, tha se roli i tij do të jetë të mbrojë anëtarët e administratës…

21 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare Xhevat Prekazi, ish-ylli i Partizanit dhe Galatasarayt

Xhevat Prekazi, ish-futbollisti i njohur i Partizanit dhe Galatasarayt, ka vdekur në moshën 70-vjeçare.Prekazi, i lindur në Mitrovicë, la gjurmë…

27 minutes ago

Mevlan Shaba i zhgënjyer nga Olsa Muhameti: Jam ndjerë i përdorur nga ajo

Ish-konkurenti i “Big Brother VIP Kosova”, ka folur rreth ekperiencës së tij në këtë format, ku gjithashtu nuk lë pa…

33 minutes ago

Trump: Një sulm i ri ndaj Iranit është shumë i pamundur, por SHBA-të janë gati nëse nuk arrihet marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është [...]Read More...

39 minutes ago