kosovë

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Lidhur me këto vota ka mbajtur konferencë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i cili tha se ditën e martë pritet të përfundojnë numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë.

“Deri ditën e martë do të arrijmë të përmbyllim numërimin e gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë dhe pas kësaj do të fillojmë numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendvotime me datën 9 shkurt si dhe pastaj numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta. Pasi të mbyllen gjitha këto procese si dhe pasi të marrim konfirmimin nga ana e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme se nuk ka ndonjë çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione atë herë KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët e këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Elezi shtoi se çdo numërim që bëhet në QNR është i ankimueshëm dhe kjo do të thotë që vëzhguesit, subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre për çdo administrim dhe për çdo numërim që zhvillohet në QNR.

“Të gjitha statistikat e një procesi zgjedhor sa i përket votave të pavlefshme ne do ti kemi më kohën kur KQZ do ti shpall rezultatet përfundimtare. Pjesë e statistikave që ka një proces zgjedhor natyrisht që do te jenë edhe fletëvotimet e pavlefshme. Në rastet kur ka paqartësi nëse një fletëvotim duhet të llogaritet i vlefshëm apo ndryshe është PZAP ku palët mund të paraqesin ankesat e tyre”, tha Elezi.

Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars ora 00:54 janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 sa janë apo 66.31 për qind.

të fundit

“Furnizohej nga Visi i Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha…”/Lala tregon kush ishte “shpërndarësi” në Itali

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje për disa nga personazhet kyç…

24 minutes ago

Fevziu bën deklaratën e fortë: Artan Lame nuk ka vdekur, është në koma cerebrale, e kam nga familja e tij!

Gazetari Blendi Fevziu në nisje të emisionit të sotëm “Opinion”, u shpreh se do të bënte një anonçim, të cilin…

46 minutes ago

Në kërkim nga SPAK, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në ortakëri me kompaninë e Nadir Çaushollit

Në operacionin e fundit të SPAK, "URA" dhe autoriteteve italiane, një prej grupeve të goditura është ai i drejtuar nga…

60 minutes ago

Pse humbi PD më 11 maj? Berisha: U dhunuan të drejtat për një garë të barabartë

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në emisionin “Opinion” se më 11 maj Shqipëria nuk zhvilloi zgjedhje, por një farsë…

1 hour ago

INVESTIGIMI/ Transaksione të dyshimta me gruan dhe djalin, kompanitë e Dritan Agollit “qethin” fondet publike. Zbulohen pasuritë e fshehura të kreut të FSHZH, nën hetim nga SPAK

Shpërthimi i skandalit në media do të sillte vëmendjen te profili i Dritan Agollit dhe personave të lidhur me të.…

1 hour ago

SHBA i dhuron pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Burgjeve! Ambasada amerikane tregon se për çfarë do të shërbejnë

Shtetet e Bashkuara i dorëzuan pajisje me vlerë 340,000 dollarë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë. Ambasada Amerikane në…

2 hours ago