Categories: kosovë

Të hyrat nga taksat mjedisore në 2025 kapën 422.4 milionë euro, ASK jep të dhënat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025, të ardhurat nga taksat mjedisore kanë arritur në 422.4 milionë euro, duke regjistruar një rritje prej 11.8 për qind në krahasim me vitin 2024.

Sipas ASK-së, burimi kryesor i këtyre të hyrave mbeten taksat e energjisë (akciza). Gjatë vitit 2025, të hyrat nga kjo kategori janë rritur me 12 për qind krahasuar me një vit më herët.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën kohë, rritjen më të lartë e kanë shënuar të ardhurat nga taksat e ndotjes, me 35.3 për qind, ndërsa të hyrat nga taksat e transportit janë rritur për 9.6 për qind.

Nga struktura e përgjithshme e të ardhurave rezulton se taksat e energjisë kanë sjellë 365.3 milionë euro, ose 86.5 për qind të totalit. Pas tyre renditen taksat e transportit me 54 milionë euro, apo 12.8 për qind, ndërsa taksat e ndotjes kanë arritur në 3.15 milionë euro, që përbëjnë 0.7 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga taksat mjedisore.

ASK ka njoftuar po ashtu se pjesa e të ardhurave nga taksat mjedisore në Bruto Produktin Vendor (BPV) gjatë vitit 2025 ishte 3.83 për qind.

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

3 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

3 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

4 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

4 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

5 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

5 hours ago