kosovë

Të gjitha partitë në Kosovë, të bindura se i fitojnë zgjedhjet e ardhshme

Viti 2024 është cilësuar si “vit zgjedhor”. Tashmë partitë e kanë filluar retorikën elektorale, ndërsa AAK-ja e Nisma Socialdemokrate e “thyen akullin”, duke e lidhur koalicionin e parë parazgjedhor. Në krejt këtë mesele, partitë kosovare po tregohen optimistë në lidhje me rezultatin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. VV-ja, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja, që të gjitha gati njëzëri, janë shprehur se do të jenë fituese të zgjedhjeve, kurdo që ato mbahen.

Madje VV-ja beson se gara është e ashpër vetëm për vendin e parë, pasi fituesi i zgjedhjeve dihet që nga tani. Vartësi numër një i Albin Kurtit në hierarkinë e VV-së, Glauk Konjufca, vlerësoi ditë më parë se “gara do të jetë e ashpër” për numrin dy në skenën politike të Kosovës.

“Koalicionet kanë ndodhur e ndodhin edhe tash. S’është befasi. Aleanca ka qenë edhe më herët në një koalicion me Nismën. Po ndodh sërish. Vetëm u uroj suksese. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, sondazhet janë, opinioni po hulumtohet vazhdimisht edhe prej organizatave, edhe prej partive që po i porosisin këto sondazhe. Rezultatet janë të qarta, unë mendoj që gara ka me qenë një garë e ashpër për numrin dy në skenën politike të Kosovës” – deklaroi disa ditë më parë Konjufca, raporton Nacionale.

PDK-ja e LDK-ja kanë një narracion të ngjashëm, i cili lidhet sërish me suksesin e tyre të pretenduar në zgjedhjet e ardhshme. Këto dy parti janë të bindura që Kurti nuk do të jetë më kryeministër.

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar në PDK, theksoi se mandatari i kësaj partie do të jetë fitues i zgjedhjeve të ardhshme.

“Ne si PDK besojmë se VV-ja nuk do t`i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Ne jemi të bindur që mandatari ynë do të jetë person fitues i atyre zgjedhjeve. Ne jemi të bindur, ashtu siç kemi befasuar në zgjedhjet lokale, që prej parashikimeve që PDK-ja del me 2 komuna, kemi shku me numrin më të madh të komunave. Prapë jam i bindur që mandatari ynë për kryeministër, kryetari i PDK-së, do ta marrë numrin më të madh të votave dhe do të arrijë me e pasë mandatin për themelimin e qeverisë”- ka thënë Tahiri.

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, vlerësoi se viti 2024 është viti i fundit që Kurti do të jetë kryeministër, duke lënë të nënkuptohet se LDK-ja do të jetë triumfuese në zgjedhje.

“Është viti i fundit, maksimumi i mundshëm deri kur do të jetë në pushtet z. Kurti është tash e një vit, pra një vit i plotë. Por zgjedhjet do të duhet të shpallen deri në fund të shtatorit dhe të mbahen diku në fillim të janarit ose të shkurtit të vitit 2025”- ka thënë Gashi.

Kohë më parë Lumir Abdxhiku, kryetar i LDK-së, ishte shprehur i bindur se partia e tij do ta mposhtë Kurtin në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ishte goxha optimist në një paraqitje televizive pas zyrtarizimit të koalicionit me Nismën. Sipas Lekajt, ky koalicionin do të jetë çelësi për formimin e qeverisë së ardhshme.

“Mendoj që deri mbi 20 deputetë…. Asnjë subjekt politik mendoj se nuk ka me mujtë me e formu qeverinë pa koalicion me këto dy subjekte, Aleancë dhe Nismë…Do të jemi çelësi i qeverisjes së ardhshme. Do të jemi prezentë, do të flasim prapë dhe do e shohim se sa deputetë do t’i kemi. Duke u bazuar në krejt vlerat që i kanë dy kryetarët, Haradinaj dhe Limaj mendoj se në këto dy subjekte kanë njerëz kombëtarë, me vizion të qartë për vendin që e kanë dëshmuar edhe gjatë luftës, edhe pas luftës, edhe në qeveri” – deklaroi Lekaj në emisionin “Dpt te Fidani” në ATV.

Përkundër këtyre pretendimeve absolutiste, një gjë është e sigurt: në zgjedhjet e ardhshme do të ketë vetëm një fitues. Mbetet të shihet se cila do të jetë ajo parti. /Mirlind Behluli, nacionale/

të fundit

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e…

7 minutes ago

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit 29 Janar 2026

Këtë të enjte vendi ynë,  do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…

20 minutes ago

Torino është gati të blejë Asllanin nga Interi, dëshiron ta japë menjëherë si “dhuratë”

Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…

8 hours ago

Horoskopi 29 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…

8 hours ago

VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…

8 hours ago

VIDEO/ Katër gola i mjaftojnë Barcelonës për t’u kualifikuar

Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…

8 hours ago