Të enjten në Bruksel do të vazhdojnë takimet e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, që kanë të bëjnë me çështjen e dinarit serb.
Takimin e nesërm (e enjte) e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Nesër do të mbahet një takim tjetër i kryenegociatorëve”, ka thënë Stano, pa precizuar nëse do të ketë takim mes Bislimit dhe Petkoviqit, apo do të jenë takime të ndara me emisarin e BE-së në dialog, Miroslav Lajçk.
Ndryshe, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të martën se ka pasur javë intensive takimesh në Bruksel për të diskutuar mbi mundësitë e zgjidhjes të çështjes së dinarit.
“U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me ‘çështjen e dinarit’.”
Ai ka thënë se diskutimet kanë qenë produktive dhe se beson se palët kanë arritur të kalojnë një pengesë të madhe.
Megjithatë, Lajçak thotë se ka ende dallime të mbetura dhe për këtë arsye është e domosdoshme vazhdimi i dialogut.
“Disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit,” ka shkruar ai në Facebook.
Lajçak ka shprehur optimizem për takimin e ardhshëm, duke pritur që të dyja palët të sjellin ide konkrete si bazë për diskutime të mëtejshme.
Ai thekson rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje që do të shërbente në interesin më të mirë të qytetarëve të prekur nga këto vendime.
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…
Eurovisioni po rikthehet në Vjenë, në tempullin e muzikës klasike, e cila doli më e preferuar ndaj qytetit malor të…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të…