Gati tri dekada pas zbulimit të trupave të civilëve shqiptarë në luginën e fshatit Reçak në Kosovë, në Prishtinë ka nisur gjykimi për këtë krim, të cilin Beogradi zyrtar vazhdon ta mohojë.
None found
Procesi gjyqësor nisi më 31 korrik, ndërsa në fillim të seancës gjyqtarja bëri të ditur se banka e të akuzuarve ishte bosh. Mbi 20 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe, të akuzuar në mungesë për vrasjen e 42 personave, ndodhen në Serbi, shkruan REL, transmeton KosovaPress.
Disa nga të pandehurit janë pjesë e Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila është në pushtet, ndërsa disa të tjerë janë nderuar me dekorata të larta shtetërore.
Një analizë e të dhënave dhe arkivave në dispozicion, e realizuar nga Radio Evropa e Lirë (REL), tregon se disa prej tyre vazhdojnë të përhapin publikisht atë që e paraqesin si “e vërteta për Reçakun”.
Dhjetë prej tyre kanë mohuar vrasjen e civilëve shqiptarë në një film të transmetuar nga transmetuesi publik serb.
Në Serbi, kundër këtyre personave nuk po zhvillohet zyrtarisht asnjë procedurë. Ministritë serbe të Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Drejtësisë nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për të akuzuarit, ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.
Pa përgjigje ndaj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë mbeti edhe Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë.
Aktakuza e Kosovës bie ndesh me versionin e Beogradit, sipas të cilit ngjarja në Reçak ishte rezultat i një “aksioni legjitim policor” ku u vranë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Megjithëse vrasja e civilëve është vërtetuar nga disa organizata ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën në Hagë, autoritetet serbe vazhdojnë të pretendojnë se masakra ishte e inskenuar.
Prania e të akuzuarve në aktivitetet e partisë në pushtet
“Nuk ka arsye të kemi frikë, ne e dimë se kemi luftuar për shtetin tonë”.
Këtë përgjigje dha Goran Radosavljeviq Guri në një paraqitje në Radio Televizionin e Serbisë (RTS), në janar të vitit 2024, kur u pyet nëse kishte frikë se emri i tij mund të përfshihej në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
REL nuk arriti ta kontaktojë atë pas nisjes së gjykimit në Prishtinë. Në deklaratat e mëparshme, Radosavljeviq e kishte përshkruar Reçakun si “një aksion policor të kryer në mënyrë të përkryer, gjatë të cilit u vranë terroristë të armatosur”.
Sipas aktakuzës, në kohën kur ndodhi masakra, ai mbante detyrën e ndihmëskomandantit të Shtabit të Përgjithshëm për operacionet speciale në Kosovë.
Aktualisht, ai është anëtar i SNS-së, merr pjesë në tubimet e kësaj partie dhe shfaqet si i ftuar në televizionet nacionale të Serbisë.
Goran Radosavljeviq Guri përmendet edhe në aktgjykimin e Tribunalit të Hagës kundër ish-shefit të Departamentit të Sigurisë Publike, Vllastimir Gjorgjeviq. Në atë dokument, ai identifikohet si një nga komandantët e forcave speciale të policisë që morën pjesë në operacionin në Reçak.
Fondi për të Drejtën Humanitare, organizatë joqeveritare, ka folur për lidhjet e tij me këtë dhe me krime të tjera në Kosovë. Megjithatë, ai nuk është gjykuar asnjëherë.
Një gjykatë britanike ka rrëzuar padinë e Mitch Winehouse, babait të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, kundër dy ish-shoqeve të…
Aktorja amerikane Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen e fansave me imazhet e saj të fundit, ku shfaqet me një set…
Në shtatë vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me ritme të forta në të gjitha njësitë…
LSDM sot ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Timço Mucunski se po zhvillon negociata sekrete me Bullgarinë.Nga atje thonë se nuk…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka shprehur optimizëm se takimi i së martës mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të…
Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre pas…