kosovë

Takimi me Trump në Paris, Osmani zbulon çfarë bisedoi me Presidentin e SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një tjetër postim në lidhje me takimin e saj me homologun e tij të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Osmani përmes një postimi në “X” ka bërë të ditur se ka pasur nderin të takohet me Trump, gjatë qëndrimit të saj në Paris. Ajo ka uruar Trump për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë qëndrimit tim në Paris, ishte nder të takohem me Presidentin Donald Trump dhe ta uroja atë për fitoren në emër të popullit të Kosovës. Po ashtu, e rikonfirmova angazhimin tonë për forcimin e aleancës sonë”, ka shkruar Osmani në “

Të lidhura

None found

Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova mbështetet tek udhëheqja e fortë e SHBA-ve për të punuar së bashku për promovimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies, si në rajon ashtu edhe përtej tij.

“Ne mbështetemi tek udhëheqja e fortë e SHBA-ve ndërsa punojmë së bashku për promovimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani.

Tags: osmaniTrump

të fundit

Raportohet për përplasje mes dy lojtarëve të Man Utd në avion pas humbjes ndaj Atletico Madridit

Manchester Unitedi raportohet se është përballur me tensione të brendshme pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve,…

7 minutes ago

Rama nga Dublini: “Revolucioni i Flamingove” lindi nga urrejtja ndaj Trumpit, projekti i Sazanit nuk ka asgjë për të fshehur

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Dublini raportin e Komisionit Europian dhe polemikat për protestat e “Flamingove”, duke vlerësuar se…

15 minutes ago

Guardiola në krye të listës së kandidatëve për të drejtuar një kombëtare të njohur

Federata e Futbollit e SHBA-së pritet ta bëjë Pep Guardiolën kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon, në rast se…

25 minutes ago

Erjon Vishkulli njofton se operacioni i dytë përfundoi me sukses: Javën tjetër i nënshtrohem një tjetër ndërhyrjeje

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestave në Tiranë, i është nënshtruar këtë të mërkurë ndërhyrjes…

26 minutes ago

Albin Kurti zhvillon takim me Emmanuel Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée. Kryeministri Kurti…

30 minutes ago

Mexhiti: Gjatë qeverisjes së BDI-së, ndikimi serb u shtri në politikë, krim dhe sistemin bankar

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës sa ishte në pushtet i ka hapur rrugë depërtimit…

35 minutes ago