Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me Presidenten Vjosa Osmani ka qenë i hapur dhe fokusuar në krizën politike që po mban vendin të bllokuar që nga 19 prilli.
Kurti gjithashtu ka njoftuar se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëvizje konkrete drejt zgjidhjes, duke përmendur takimet e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.
Kryeministri në detyrë shprehu një mundësi për zgjidhjen e krizës, por paralajmëroi vështirësi për shkak të interpretimeve të gabuara të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga opozita.
“Takimi me Vjosën ka shkuar mirë, sepse diskutuam të gjitha temat lidhur me moskonstituimin e Kuvendit që nga 19 prilli. Është një konstatim i përbashkët se koha është e kufizuar nuk kemi më shumë se tri javë. Më herët është më mirë, më vonë nuk mundet. Kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që deri në fund të korrikut gjithçka duhet të përfundojë. Presidentja ka shprehur brengat e saj.
Haxhiu ka deklaruar se nuk ka nevojë për votim të dyfishtë, pasi nuk është kandidate. Në takimin e së shtunës kam ftuar të biem dakord për një pako për përbërjen e Kryesisë së Kuvendit. Nëse nuk preferoni votim të fshehtë, dërgoni përfaqësuesit tuaj dhe kthehemi te vota e hapur. Kam shpresë, por jo shumë, për shkak të leximeve të ndryshme dhe të gabuara që po i bëhen aktgjykimit nga ana e tyre”, u shpreh Kurti në Tëvë1.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…
Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…
Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…
Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…
Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…