Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, partitë opozitare kërkojnë nga Kurti që qëllim final i dialogut të jetë njohja reciproke. Sipas tyre, kreu qeveritar nuk duhet të devijojë përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm të jetë fokus normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Opozitarët kërkojnë nga ekzekutivi që t’i bindin edhe partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ndryshojnë qëndrim sa i përket njohjes reciproke si qëllim final të dialogut.
None found
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, thotë për KosovaPress, se qasja e qeverisë në dialog duhet të jetë e mirë koordinuar me aleatët e Kosovës.
Duke folur për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur vitin e kaluar, deputetja Deliu, deklaron se Kurti nuk do të duhej as të diskutonte për një marrëveshje ku nuk është njohja de-jure në qendër të saj.
Kritika për devijim të procesit të dialogut adreson edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë për KosovaPress, se në Qeverinë Kurti nuk flitet më për njohje reciproke por vetëm për zbatim të marrëveshjes së Brukselit e cila sipas saj primare ka autonominë për serbët në Kosovë.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se kryeministri Kurti duhet të insistojë që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, pavarësisht marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel më 26 qershor e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre në këtë takim do të flitet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin Ohrit. Ky është i pari pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit që ndodhi në shtator të vitit 2023. Pikërisht në shtator të vitit të kaluar ishte takimi i fundit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Vuçiq.
Ballkani do ta nis sot (e mërkurë) një tjetër aventurë evropiane në kualifikimet e Ligës së Konferencës për sezonin 2026/2027.Skuadra…
Mesfushori me përvojë i Anglisë, Jordan Henderson, i është nënshtruar me sukses një operacioni pas një dëmtimi të pazakontë në…
Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe duke…
Dasma madhështore dhe mjaft e fshehtë e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk ishte vetëm një festë e dashurisë, por…
Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është thelluar ndjeshëm, pasi Uashingtoni ka nisur një seri të re goditjesh kundër…
Zlatan Ibrahimovic i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kombëtares së Argjentinës, duke insistuar se Lionel Messi nuk mund të…