Categories: kosovë

Takimi Kurti-Abdixhiku, analisti: Marrëveshja varet nga sinqeriteti i LVV-së

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po zhvillon sot një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Të lidhura

None found

Biseda mes tyre synon të ndihmojë në zhbllokimin e situatës politike dhe në gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin aktual institucional në Kosovë.

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, deklaroi se rezultati i takimit do të varet kryesisht nga gatishmëria dhe sinqeriteti i LVV-së për të arritur një marrëveshje me LDK-në.

Sipas tij, Abdixhiku është i interesuar për një marrëveshje, veçanërisht për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK dhe kostos që, sipas analistit, do t’i sillte partisë dhe kryetarit të saj një rikthim në zgjedhje.

Mehmeti tha se lideri i LDK-së ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar procesin edhe pa kërkuar diçka në këmbim. Ai shtoi se takimi mund të sjellë një zhvillim të ri dhe të hapë rrugën për zgjedhjen e një presidenti konsensual, megjithëse ende nuk dihet nëse do të arrihet një marrëveshje e tillë.

“Gjithçka varet nga sinqeriteti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë takim me LDK-në. Zoti Abdixhiku duket shumë i interesuar për një marrëveshje me Vetëvendosjen, edhe për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK. Ai e di mirë se një proces i ri zgjedhor do t’i kushtonte shumë. Për këtë arsye, ka shfaqur gatishmëri për marrëveshje dhe ka thënë se LDK-ja është e gatshme të ndihmojë, edhe pa asgjë në këmbim, vetëm për ta çuar përpara procesin”, tha Mehmeti.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë ta kapërcejë ngërçin institucional përmes një marrëveshjeje dhe zgjedhjes së një presidenti konsensual. Megjithatë, sipas tij, duhet parë nëse Kurti është realisht i interesuar për përfundimin e procesit të zgjedhjes së presidentit apo synon ta shtyjë atë edhe më tej. Po ashtu, mbetet për t’u parë edhe qëndrimi i LDK-së, e cila më herët ishte zotuar se do ta mbështeste këtë proces.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë një tjetër takim me LDK-në.

të fundit

VLEN accuses DUI of obstructing the Law on Fair and Adequate Representation

Zëdhënësi i partisë VLEN, Driton Sulejmani, akuzon partinë opozitare shqiptare BDI se po e bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim…

56 seconds ago

Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një…

1 minute ago

Trump Administration Breaks Super-Rich Record: 57 Officials with Wealth Over $100 Million

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka numrin më të lartë të zyrtarëve me pasuri të mëdha në historinë moderne…

2 minutes ago

Ardian Nikulaj Murder: UK Supreme Court to Hear Albania’s Appeal over Extradition of Edmond Haxhia and Four British Nationals

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar apelimin e shtetit shqiptar lidhur me ekstradimin drejt Shqipërisë të personave të…

2 minutes ago

Trump Calls Hormuz “New American Territory” and Says Strait Is Operating Without Disruption

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, menjëherë pasi e përshkroi Ngushticën e Hormuzit si [...] Read More... The post Trump e…

3 minutes ago

Ksamil Murder: Police Officer Arrested, Bringing Number Held Over Portuguese Tourist’s Death to 12

Ka shkuar në 12 numri i personave të arrestuar në lidhje em vrasjen e turistit portugez nga roja i plazhit…

3 minutes ago