Anu Prattipati, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, priti në ambasadë gjeneralin Alexus Grynkewich, komandant të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe Komandant Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR).
Ambasada Amerikane në Kosovë bëri të ditur se vizita pasqyron vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, dhe përkushtimin e tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
None found
Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm amerikan për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Në këtë përpjekje, KFOR-i ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për të gjithë qytetarët.
Ambasada Amerikane theksoi rëndësinë e misionit të KFOR-it dhe përkushtimin e tij për sigurinë e të gjitha komuniteteve, në përputhje me mandatin e këtij misioni të udhëhequr nga NATO-ja.
Aktori britanik Patrick Stewart, i njohur për rolet e tij ikonike në sagat “Star Trek” dhe “X-Men”, ka ndërruar jetë…
“Duhej që të ishte strehimorja e punëtorëve që punojnë për ndërtimin e kësaj pishine këtu, por, për fat të keq…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit…
Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta amerikane “The Washington Post”,…
Brazili e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor, ndërsa për Barcelonën lajmi më shqetësues është përfshirja…
Më shumë se 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe, më pak se një javë përpara zgjedhjeve të mesit të…