Categories: kosovë

Sveçla: Zbulohet një tjetër varr masiv në Jabukë të Zubin-Potokut

Një varr tjetër masiv, në të cilin ndodhen mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, është gjetur sot në fshatin Jabukë të komunës së Zubin-Potokut. Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të lidhura

None found

Lokacioni i ri ndodhet vetëm 10 kilometra larg Kalludrës së Zubin-Potokut, ku më herët u zbuluan mbetje mortore në një varr masiv dhe ku kërkimet e gjurmimet janë ende duke vazhduar.

Sveçla shprehu mirënjohje për Policinë e Kosovës, njësitë përkatëse që hetojnë krimet e luftës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë e Kosovës, për angazhimin në hulumtimin, hetimin dhe identifikimin e këtyre vendeve.

Sipas tij, Serbia nuk ka ndryshuar nga periudha e Millosheviqit, jo vetëm për shkak të figurave si Aleksandar Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi.

Ai theksoi se Vuçiq ishte numri dy i Sheshelit, Daçiq numri dy i Millosheviqit, ndërsa Vulin numri dy i Mira Markoviqit. Sveçla shtoi se të tre vazhdojnë të jenë në pushtet në Serbi, duke vlerësuar se ky shtet ka mbetur i pandryshuar si në formë, ashtu edhe në përmbajtje.

Ministri në detyrë deklaroi gjithashtu se Serbia, nga njëra anë, nuk pranon të ofrojë të dhëna për personat e zhdukur dhe të marrë me dhunë, ndërsa, nga ana tjetër, kërcënon e burgos qytetarët e saj që ndihmojnë në zbulimin e këtyre varreve.

Ai tha se Serbia, përmes memorialeve, madhëron edhe brigada si ajo 37, pjesëtarët e së cilës janë përgjegjës për shumë masakra të kryera në Kosovë.

Sveçla u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta dënojnë dhe ndëshkojnë rëndë këtë sjellje të Serbisë. Sipas tij, pa një reagim të tillë, jo vetëm që çdo përparim drejt drejtësisë do të bëhet i pamundur, por Serbia do të vazhdojë ta rrezikojë çdo ditë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht kësaj, ai nënvizoi se institucionet mbeten të palëkundura dhe të përkushtuara për të kërkuar në çdo pëllëmbë, me synimin që të zbardhet fati i secilit person të vrarë apo të zhdukur nga shteti serb gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që çdo kriminel përgjegjës për krimet e asaj kohe të dalë para drejtësisë.

të fundit

Fisnik Asllani pranë kalimit te RB Leipzig, transferimi mund të mbyllet në ditët e ardhshme

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është shumë pranë transferimit te RB Leipzig, ndërsa marrëveshja mund të finalizohet brenda ditëve në vijim.Sipas…

10 minutes ago

Aksident në Prrenjas, motori del nga rruga, plagosen 2 të rinj

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Burime për Report Tv…

11 minutes ago

Milot Rashica synon të qëndrojë te Besiktasi, nuk pranon kalimin te Rizespori

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka refuzuar mundësinë për t'iu bashkuar Rizesporit, raportojnë të dielën mediat turke.Sipas gazetës Milliyet, reprezentuesi…

22 minutes ago

Shots Fired at Luxury Yacht Party Near Palasa, Police Pursue Vessel

Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar forcat e rendit mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Rreth orës 21:00, shërbimet…

23 minutes ago

Millions for Illiterate MPs, Only 10,000 New Lek for the Elderly”/ Young Man Outside the Prime Minister’s Office: Neither Rama nor Berisha Represents Us; We…

Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka mbledhur sërish me qindra qytetarë përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë radhës së…

24 minutes ago

Motorway Traffic Restricted on Monday for Vehicles Over 20 Tonnes, from 11:00 to 17:30

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të hënën (3 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për…

25 minutes ago