Në trevjetorin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përkujtuar atë përmes një postimi.
None found
Sveçla shkroi se tri vjet më parë Kosova u ndesh me atë që ai e cilësoi si “sulmin terrorist më të madh në Kosovën e pasluftës”, i cili sipas tij u organizua dhe u mbështet nga aparati shtetëror i Serbisë, njofton Klankosova.tv.
“Tre vite më parë, Republika jonë u përball me sulmin terrorist më të madh në Kosovën e pasluftës, të organizuar dhe të mbështetur në të gjitha aspektet nga aparati shtetëror i Serbisë. Në mbrojtje të ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sigurisë së qytetarëve tanë, atë ditë ra në krye të detyrës Rreshteri Afrim Bunjaku”, ka shkruar ai.
Ministri vlerësoi gjithashtu angazhimin e Policisë së Kosovës gjatë përballjes me grupin e armatosur, duke theksuar se institucionet e vendit mbrojtën territorin, qytetarët dhe rendin kushtetues.
Sidoqoftë, sipas tij, procesi i drejtësisë për vrasjen e Afrim Bunjakut ende nuk ka përfunduar.
“Drejtësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku mbetet e paplotë deri në arrestimin dhe përballjen me drejtësinë të të gjithë terroristëve, në krye të të cilëve qëndron Milan Radoiçiq”, ka shkruar Sveçla.
Ai shtoi se sakrifica e Afrim Bunjakut do të kujtohet dhe nderohet përherë.
“Përulemi me respekt të thellë para sakrificës së tij, e cila do të mbetet përgjithmonë pjesë e kujtesës sonë kolektive dhe udhërrëfyes për brezat e rinj të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.
Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka publikuar një njoftim të ri lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës…
Një grup të miturish sulmuan fizikisht një bashkëmoshatar në oborrin e një shkolle fillore në "Bit Pazar" të Shkupit, dhe…
Prokuroria Speciale dorëzoi aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Skender Llugiqit, i cili kishte bërë thirrje për pushkatimin e…
Vijojnë tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa protestuesit janë vendosur pasditen e kësaj të premteje në sheshin para Kryeministrisë.…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar sot nga blloku i sigurisë në Komisariatin Nr 3 të Policisë në…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Shkurte Fejza, i është drejtuar me një mesazh publik e…