Categories: kosovë

Supremja urdhëron lirimin e katër të dyshuarve për krim të organizuar dhe narkotikë

Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e mbrojtjes së Afrim Derjanit, Mirlind Bislimit, Sahit Shabanit dhe Mufail Shabanit, të dyshuar për “Pjesëmarrja ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” si dhe “Shpëlarja e parave”. Si pasojë, ndaj tyre është ndërprerë paraburgimi dhe të katër do të mbrohen në liri, pasi Prokuroria nuk e kishte respektuar afatin ligjor për kërkesën për vazhdimin e kësaj mase.

Të lidhura

None found

“Me aprovimin e ankesave të mbrojtësve të Afrim Derjani, Mirilind Bislimi, Sahit Shabani dhe Mufail Shabani, ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special i datës 21.07.2026, ashtu që ndaj të pandehurve, sot me datë 06.08.2026, ndëpritet paraburgimi dhe të njëjtit lëshohen për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në vendimin e Supremes të 6 gushtit 2026, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Çështja kishte nisur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e kishte cilësuar si të vonuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, të datës 8 korrik 2026 dhe të pranuar në gjykatë më 13 korrik 2026. Themelorja kishte vlerësuar se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit ishte dorëzuar në ditën kur skadonte masa.

Megjithatë, më 21 korrik 2026, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale dhe kishte ndryshuar vendimin e Themelores. Me atë rast, paraburgimi ndaj katër të pandehurve ishte vazhduar edhe për nga dy muaj.

Avokatët Abit Asllani, Fitim Shabani, Avni Ibrahimi dhe Admir Salihu, në emër të Afrim Derjanit, Mirlind Bislimit, Sahit Shabanit dhe Mufail Shabanit, e kundërshtuan vendimin e Apelit në Gjykatën Supreme. Ata pretenduan shkelje esenciale të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe kërkuan anulimin e aktvendimit, ndërprerjen e paraburgimit dhe lirimin e menjëhershëm të klientëve të tyre për t’u mbrojtur në liri.

Ndërkaq, përmes shkresave të dorëzuara, Prokurori i Shtetit kërkoi që ankesat e mbrojtjes të refuzoheshin si të pabazuara.

Kolegji i Gjykatës Supreme, i kryesuar nga Burim Ademi dhe me anëtarë Agim Maliqin e Mejreme Memajn, konstatoi se vendimi i Apelit ishte nxjerrë në shkelje të dispozitave të procedurës penale të përcaktuara në nenin 384, paragrafin 2, nënparagrafët 2.1 dhe 2.2 të KPP-së, në lidhje me nenin 188, paragrafët 1 dhe 2 të KPP-së.

Sipas arsyetimit të Supremes, kërkesa për zgjatjen e paraburgimit ishte dorëzuar në gjykatë më 13 korrik 2026, pikërisht në ditën kur skadonte masa e vendosur me aktvendimin e fundit. Kjo nënkupton se Prokuroria e kishte paraqitur kërkesën vetëm disa orë para përfundimit të paraburgimit.

Gjykata Supreme rikujtoi se ligji përcakton që “Prokurori i shtetit ia dorëzon gjykatës kërkesën për vazhdimin e paraburgimit jo më vonë se pesë (5) ditë para skadimit të paraburgimit të caktuar me aktvendimin e fundit”. Për këtë arsye, ajo vlerësoi se Gjykata Themelore kishte vepruar drejt kur e kishte hedhur poshtë kërkesën si të pasafatshme.

Supremja nuk e pranoi qëndrimin e Apelit se shkelja e afatit pesëditor nuk sjell pasoja dhe se nuk e bën kërkesën të papranueshme, me arsyetimin se afati nuk ka karakter prekluziv. Sipas Gjykatës Supreme, duhet të vlerësohet nëse mosrespektimi i këtij afati nga prokurori i cenon garancitë procedurale që Kodi i Procedurës Penale ua siguron të pandehurve.

Gjykata vuri theks të veçantë te paragrafi 2 i nenit 188, ku parashihet që kërkesa duhet t’i dërgohet mbrojtësit dhe të pandehurit jo më vonë se 3 ditë para skadimit të paraburgimit. Në rastin konkret, të pandehurve u ishte mohuar mundësia të njiheshin me arsyet e Prokurorisë për kërkimin e vazhdimit të paraburgimit dhe, rrjedhimisht, nuk kishin pasur mundësi t’i kundërshtonin ato.

Në përfundim, duke u mbështetur në arsyetimin e këtij vendimi dhe në praktikën e GjEDNj-së për detyrimet e shtetit lidhur me garantimin e barazisë së palëve dhe parimit të kontradiktoritetit në caktimin ose zgjatjen e paraburgimit, Supremja konstatoi se çdo zgjatje e kësaj mase pa njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësin për kërkesën, në përputhje me nenin 188, paragrafin 2, do të përbënte shkelje procedurale dhe cenim të mëtejshëm të të drejtave të të pandehurit.

të fundit

Bërvenicë, pjesëmarrja në balotazh arrin në 40,49 për qind deri në orën 15:00

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

2 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë të drejtën e vaksinimit

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

2 minutes ago

Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias: Përpara nesh mbeteshin edhe 85 minuta pas golit të parë

Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...

3 minutes ago

Bejta rikthen në Big Brother VIP Kosova 5 vallëzimin viral të këngës “Lule

Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…

8 minutes ago

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

8 minutes ago

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

16 minutes ago