kosovë

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për parullën e Listës Serbe

Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Serbe.

Edhe PZAP-i më 17 shtator e kishte refuzuar si të pabazë ankesën e LVV-së kundër Listës Serbe lidhur me pretendimet për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LVV-ja dorëzoi më 15 shtator ankesë në PZAP, duke argumentuar se Lista Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – kishte shkelur këtë kod gjatë hapjes së fushatës, pasi kishte ekspozuar parullën “svi za brata Milana” (Të gjithë për vëllain Millan) dhe “duke shprehur kështu përkrahje për Millan Radoiçiqin, i cili është shpallur në kërkim nga institucionet e Kosovës si organizator i sulmit terrorist në Banjskë më 2023”.

PZAP tha se LVV-ja ka argumentuar në ankesën e saj se “ekspozimi i kësaj parulle përbën glorifikim të terrorizmit dhe nxitjes së urrejtjes politike dhe etnike”.

Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, kur u vra një rreshter i Kosovës. Kosova i ka kërkuar Serbisë që ta dorëzojë atë, pasi besohet se Radoiçiq gjendet atje.

Por, Lista Serbe, sipas PZAP-it në përgjigje të kësaj ankese ka kundërshtuar pretendimet e LVV-së, duke thënë se parulla i është dedikuar kandidatit të tyre për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq dhe se ajo përfaqëson një thirrje për qytetarët që ta votojnë kandidatin e tyre.

“Fakti që kandidati ynë ka të njëjtin emër si Millan Radoiçiq është rastësi. Dhjetëra mijëra serbë e kanë emrin Millan dhe kjo nuk mund të ndalohet apo ndëshkohet sipas ligjit, përveçse çdo individ është një individ për vete dhe nuk mund të jetë përgjegjës për veprimet e ndonjë personi tjetër, sidomos jo për shkak se ka të njëjtin emër si personi tjetër”, ka thënë Lista Serbe, sipas vendimit të PZAP-it.

Në hapje të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në një tubim në Mitrovicë të Veriut Lista Serbe kishte paraqitur parullën “Të gjithë për vëllain Millan”. Një ditë më vonë, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kishte kritikuar shoqërinë civile për mosreagim ndaj Listës Serbe, që sipas saj, gjatë tubimit në Mitrovicë të Veriut “kishte fyer gjithçka të Republikës sonë”.

Ajo tha se në tubimin në Mitrovicë të Veriut, eksponentë të Listës Serbe sërish “fyen [kryeministrin në detyrë, Albin] Kurti” dhe “prisnin kohën për t’u ‘çliruar’ nga ai dhe thërrisnin ‘vëlla Millanin’”.

Ndryshe, kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, kishte udhëhequr këtë komunë deri në fund të vitit 2022, kur së bashku me zyrtarët e tjetër të partisë së tij dha dorëheqje nga institucionet e Kosovës për shkak të disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Kjo parti më pas nuk mori pjesë as në zgjedhjet e organizuara në prill të vitit 2023 për kryetar në katër komunat në veriun e Kosovës, të banuara me shumicë serbe. LVV-ja kundërshtoi pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të Listës Serbe. Por, më pas PZAP-i dhe Gjykata Supreme hodhën poshtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim, duke i mundësuar Listës Serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 12 tetorit./REL

të fundit

Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…

26 minutes ago

Angela Martini, Fatmir Hysenbelliu dhe kauzat që vdesin para se të lindin në Shqipëri

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini tregoi ditët e fundit sesi një kompani shqiptare përdori imazhin e saj për…

58 minutes ago

Hamasi i përgjigjet Trumpit: Ne kurrë nuk kemi qenë pengesë për paqen

Hamasi hodhi poshtë sot akuzën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se grupi islamist palestinez po pengon përpjekjet për të…

1 hour ago

Zbardhet dëshmia e para pas masakrës së 8 shtatorit në Shkodër: Më vuri armën në kokë dhe më rrëmbeu makinën

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga masakra e…

2 hours ago

VIDEO/ E rëndë në studion e “Përputhen”, Krisi dhe Arlindi ofendojnë Katerinën: P*tana amnezia

Një moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të Katerinës me tre djemtë konkurrentë të “Përputhen”. Kristi dhe Arlindi kanë…

2 hours ago

Noizy thumbon Mozzik pas lajmit për orën fallco: S’di ka t’ja nis

Prej disa ditësh, emri i Mozzik ka qenë kryefjalë në media dhe rrjete sociale, pas ndalimit nga Dogana e Kosovës…

2 hours ago