Categories: kosovë

Supremja merr vendim të ri për procedurën e gradimit të zyrtarëve policorë

Gjykata Supreme e ka miratuar si të bazuar kërkesëpadinë e V.Z. kundër Policisë së Kosovës, duke e shpallur të paligjshëm dhe duke e shfuqizuar plotësisht Udhëzimin Administrativ për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë.

Të lidhura

None found

Sipas raportimit të “Betimi për Drejtësi”, V.Z. kishte ngritur padi ndaj Policisë së Kosovës për shfuqizimin e pjesshëm të aktit nënligjor normativ, konkretisht të nenit 7, paragrafëve 2, 3, 4 dhe 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë.

Në padinë e saj, V.Z. kishte kërkuar që të shfuqizoheshin pjesërisht dispozitat e nenit 7, paragrafët 2, 3, 4 dhe 5, të Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë, të datës 26 maj 2026.

Ky Udhëzim Administrativ kishte vendosur një procedurë të posaçme gradimi, përmes së cilës zyrtarët policorë me të paktën 10 vjet përvojë aktive pune në Policinë e Kosovës mund të aplikonin për marrjen e dy gradave njëkohësisht, pa iu nënshtruar kufizimeve për kohëzgjatjen minimale të qëndrimit në gradën paraprake. Për rrjedhojë, zyrtarët që nuk kishin ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë e gradës së rreshterit mund të konkurronin drejtpërdrejt për gradën e togerit, në të njëjtën procedurë me rreshterët që kishin kaluar fazat e mëhershme të gradimit dhe kishin ushtruar përgjegjësi mbikëqyrëse.

Krahas kërkesës së paditëses, pala e interesit V.S. kishte kërkuar që Udhëzimi të shfuqizohej në tërësi, duke vënë në pikëpyetje procedurën e ndjekur gjatë hartimit të aktit normativ.

Policia e Kosovës, në cilësinë e palës së paditur, deklaroi në përgjigjen ndaj padisë se i kundërshtonte plotësisht pretendimet e V.Z. Sipas saj, këto pretendime nuk mbështeteshin as në interpretimin sistematik të Ligjit për Policinë, as në parimet e drejtësisë administrative dhe as në dokumentacionin administrativ mbi të cilin ishte mbështetur miratimi i Udhëzimit Administrativ.

E paditura argumentoi gjithashtu se Udhëzimi ishte nxjerrë mbi bazën e kompetencave të deleguara nga Ligji për Policinë dhe brenda përgjegjësive që Drejtori i Përgjithshëm ka për administrimin dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës. Sipas këtij qëndrimi, akti kishte për qëllim rregullimin e procedurës së gradimit të zyrtarëve policorë, zhvillimin e karrierës dhe administrimin efikas të burimeve njerëzore.

Me aktgjykimin e nxjerrë më 28 korrik 2026, Gjykata Supreme i vlerësoi si të bazuara kërkesëpadinë e V.Z. dhe kërkesën e palës së interesit V.S. kundër Policisë. Si rezultat, Udhëzimi Administrativ Nr.01/2026 për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë u shpall i paligjshëm dhe u shfuqizua në tërësi.

Në arsyetimin e saj, Supremja konstatoi se akti i kontestuar binte ndesh me nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative. Gjykata vlerësoi se nuk ishte përcaktuar ndonjë problem dhe as nuk ishte arsyetuar nevoja për veprim, pasi procedura e gradimit tashmë rregullohej dhe mbulohej nga Udhëzimi Administrativ Nr.01/2019. Nëse do të paraqitej nevoja, ai akt mund të plotësohej ose të ndryshohej, pa qenë e nevojshme nxjerrja e një Udhëzimi të ri, siç kishte ndodhur në këtë rast.

Sipas Gjykatës Supreme, Udhëzimi i kundërshtuar përmbante një varg problemesh në arsyetimin e nevojave dhe në përcaktimin e çështjes së identifikuar. Po ashtu, ishin evidentuar paqartësi në norma, në kuptueshmërinë dhe qasjen ndaj tyre, në mundësinë që palët e interesit të shprehnin mendimet e veta, si dhe në referimin jo të qartë ndërmjet dispozitave.

Vendimi i Supremes i referohet edhe nenit 55, paragrafit 1, pikës 1.8 të Ligjit për Policinë, sipas të cilit Drejtori i Përgjithshëm nxjerr akte nënligjore për procedurën e gradimit të personelit policor. Megjithatë, Gjykata vlerësoi se, përmes Udhëzimit të kontestuar, Drejtori i Përgjithshëm kishte ndërhyrë në vetë sistemin e gradimit, duke anashkaluar gradimin e rregullt dhe duke shtuar një kategori të re që lejonte marrjen e dy gradave njëherësh.

Supremja theksoi se çështjet materiale dhe substanciale mund të rregullohen vetëm përmes ndryshimeve ligjore, pas kryerjes së një analize të gjerë, veçanërisht pasi sistemi ekzistues është në përputhje me praktikat e regjionit dhe të shteteve të BE-së. Sipas Gjykatës, veprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë përbënte tejkalim të autorizimit dhe ushtrim të diskrecionit jashtë kufijve ligjorë, pasi ligji nuk ia njeh një të drejtë të tillë.

Në aktgjykim u konstatua gjithashtu se Udhëzimi i kundërshtuar e kishte dobësuar peshën e vlerësimit të performancës, ndonëse ai përbën kriter shumë të rëndësishëm në çdo pozitë, e posaçërisht në Polici. Nga 10% që performanca përfaqësonte sipas Udhëzimit të mëparshëm të vitit 2019, pesha e saj ishte ulur në 5% me aktin e ri.

Gjykata Supreme evidentoi edhe diskrepancë ndërmjet kriterit të përvojës ose kohës së kaluar në gradë dhe vlerësimit të performancës, të rregulluara në nenet 6 dhe 7 të Udhëzimit të kontestuar. Sipas saj, kërkesa për 2 vite qëndrim në gradë nuk përputhej me vlerësimin e performancës për 3 vitet e fundit, ndërsa mbetej e paqartë se cili ishte synimi i këtij rregullimi.

Në vendim thuhet se kjo formë gradimi bie plotësisht ndesh me parimet e meritokracisë dhe barazisë. Ajo krijon gjithashtu disbalancë ndërmjet gradave dhe demotivon personat e sistemuar si ushtrues detyre ose në grada në pritje, kur këta konkurrojnë me kolegë që mbajnë grada më të ulëta.

Për këto arsye, Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi në tërësi Udhëzimin Administrativ të kontestuar.

Një nga arsyet ishte mungesa e autorizimit ligjor të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pasi neni 55 rregullon më shumë vetë procedurën sesa ndryshimin e kushteve materiale të gradimit në kundërshtim me hierarkinë dhe sistemin ligjor të gradave.

Gjykata konstatoi se ishte ndryshuar sistemi i gradimit, duke kaluar nga modeli i rregullt dhe në përputhje me Ligjin, ku gradimi bëhet gradë pas grade, në një sistem që mundëson kapërcimin e gradave ose marrjen e dy gradave njëkohësisht.

Si arsye tjetër u përmend cenimi i hierarkisë së akteve juridike, sepse një akt nënligjor, përkatësisht një Udhëzim, nuk mund ta ndryshojë ose ta zgjerojë ligjin.

Supremja evidentoi edhe trajtim të pabarabartë ndërmjet kategorive të zyrtarëve, përkatësisht atyre që ishin graduar sipas procedurës së rregullt dhe atyre që nuk kishin marrë gradë për 10 vite.

Po ashtu, u konstatua mungesë proporcionaliteti, pasi synimi për të kompensuar stagnimin disavjeçar të procedurës së gradimit për disa zyrtarë mund të realizohej me masa më pak kufizuese. Për këtë arsye, qëllimi nuk e arsyetonte mjetin e përdorur.

Për sa u përket kufijve të diskrecionit, Gjykata vlerësoi se nevojat organizative nuk mund të shërbejnë si autorizim i pakufizuar për krijimin e të drejtave materiale.

Në mesin e shkaqeve për shfuqizim u rendit edhe mungesa e një veprimi të arsyetuar për nxjerrjen e aktit nënligjor.

Supremja konstatoi gjithashtu se nuk ishin respektuar procedurat dhe kërkesat për hartimin e akteve nënligjore, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2013 për Standardet e Hartimit të Akteve Normative.

Palëve të interesit nuk u ishte dhënë mundësia që të paraqisnin qëndrimet e tyre lidhur me aktin dhe përmbajtjen e tij.

Si problem përfundimtar u përmend mungesa e qartësisë, koherencës, konsistencës dhe kuptueshmërisë së dispozitave brenda vetë aktit nënligjor.

të fundit

Mes presionit për raketat “Patriot”, Zelensky largon ambasadoren ukrainase në SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olha Stefanishyna, vendim që ishte…

10 minutes ago

Lamborghini zbulon Revuelto Miura 60° Homage, edicionin me vetëm 99 ekzemplarë

Lamborghini ka prezantuar Revuelto Miura 60° Homage, një edicion të kufizuar për të shënuar 60-vjetorin e modelit legjendar Miura, i…

13 minutes ago

BMW bashkon për herë të parë në një ekspozitë të 20 veturat artistike

Për të festuar 50-vjetorin e koleksionit BMW Art Cars, BMW Welt në Mynih po organizon ekspozitën “BMW Art Cars –…

14 minutes ago

Çështja e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, ekspertët analizojnë pohimet e Ahmetit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se ka informacione për iniciativa në Gjykatën Kushtetuese që mund të rihapin çështje…

18 minutes ago

Arsene Wenger reagon për herë të parë ndaj planit të debatueshëm të FIFA-s për shitjen e Kupës së Botës

Arsene Wenger thyen heshtjen për projektin kontrovers të FIFA-s për shitjen e Kupës së BotësTrajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger,…

21 minutes ago

Padia e Petrit Çelës ndaj Altin Dumanit, reagon zyrtarisht SPAK: Autoritetet e Veronës ka kërkuar arkivimin e çështjes! Prokurori s’ka qenë pjesë e grupit hetimor në Itali

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka reaguar pas lajmeve të publikuara në mediat italiane dhe më pas në ato shqiptarë,…

27 minutes ago