Kosova bën detyrën në miqësoren e parë të muajit qershor, pasi ia ka dalë të triumfojë me rezultatin e thellë 4-1 ndaj modestëve të San Marinos, të cilët vetëm pak ditë më parë u përballën me Italinë dhe nxorën 7 herë topin nga rrjeta.
Vedat Muriqi ishte protagonist absolut për “dardanët” duke shënuar të 4 golat e ndeshjes, nga dy për çdo pjesë loje, teksa vlen të theksohet se një performancë mjaft të mirë bëri edhe Arbër Zeneli, që asistoi në tre nga golat e sulmuesit të Lazios.
None found
Sfida u zhbllokua në minutën e 28’, falë kombinimit Zeneli-Muriqi, teksa nga e njëjta dyshe erdhën edhe dy golat e tjerë, në minutat shtesë të pjesës së parë dhe në fillim të 45-minutëshit të dytë.
Golin e katërt e shënoi sërish Muriqi, këtë herë nga pika e penalltisë, teksa vlen të theksohet se për herë të parë në karrierë, sulmuesi që aktivizohet me Lazion në Serinë A, ia del të shënojë 4 gola në një ndeshje.
Ky ishte një test mjaft i rëndësishëm për trajneri Bernard Challandes, që përveçse pa gjendjen e futbollistëve të tij në këtë fund sezoni, pati mundësinë të vëzhgojë nga afër edhe emra të afruar rishtazi si Idrizi, Bajselmani, Sulejmani, Emini e Bytyqi. Sfida e radhës e Kosovës do të luhet tre ditë më vonë, sërish miqësore, por këtë herë ndaj Maltës.
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një…