kosovë

Sulmohen Policia dhe KFOR-i gjatë patrullimit në veri

Në orët e para të mëngjesit të së hënës një person me automjetin e tij ka bllokuar rrugën në një fshat të Leposaviqit, ku më pas i njëjti ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të PK-së dhe KFOR-it, gjatë patrullimit të përbashkët.

I dyshuari më pas ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshat, por pas kontrolleve policore, i dyshuari është arrestuar.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyrë hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave.

Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen”.

Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe, raportojnë mediet në Kosovë.

“Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, njofton PK.

të fundit

Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ambasada në Tiranë ndan mesazhin e Shtëpisë së Bardhë: Me Trump, shpirti amerikan është rikthyer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin…

4 hours ago

Ambasadori Meidani në mbrojtje të maqedonasve: Lufta për identitet dhe dinjitet është universale

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, reagoi pas një statusi të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i…

4 hours ago

Zyrtare: Jonathan David transferohet te Juventus

Juventus ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit kanadez Jonathan David, duke shtuar një emër të rëndësishëm në repartin ofensiv për sezonin…

4 hours ago

Merz premtoi të krijonte ushtrinë më të fortë në kontinent, Gjermania përgatit rikthimin e shërbimit ushtarak

Gjermania po planifikon të prezantojë një shërbim ushtarak vullnetar gjashtëmujor me qëllim dyfishimin e numrit të rezervistëve, raportoi Reuters, duke…

5 hours ago

Transformimi i ri i Genta Ismajlit mahnit fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje të re…

6 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 aktive në Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raportoi se nga ora 09:00 deri në 20:30 të datës 4 korrik 2025 janë…

6 hours ago