kosovë

Sulmi në Kosovë, pjesë e terroristëve edhe bashkëpuntori i Danilo Vuçiç! Sveçla: Përfshirja e Serbisë ka qenë e drejtpërdrejtë

Forcat e Policisë së Kosovës, po vijojnë të grumbullojnë ende prova nga sulmi terrorist serb i ndodhur dy javë më parë në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një njoftimi në facebook, MInistri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, njofton se në vendngjarje janë gjetur dokumentat e Mirolad jevtiç, që tregon se përfshirja e Serbisë dhe e Aleksandar Vuçiç, ka qenë e drejtëpërdrejtë.

Sipas tij Jevtiç është një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Danilo Vuçiç, djalut të presidentit serb, Aleksanda Vuçiç.

Zveçla thekson se prania e Jevtiç në Banjskë tregon se në dije i të sulmit dhe planit për këtë agresion terrorist ku mbeiti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën 3 të tjerë, ka qenë i përfshirë drjtpërdrejtë edhe Danilo Vuçiç.

Postimi i Zveçlës:

Dy javë pas sulmit terrorist në Banjska, vijojmë me zbardhjen e fakteve që vërtetojnë lidhjen direkte të Serbisë në organizimin dhe realizimin e këtij sulmi.

Në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, njësitet policore kanë gjetur dokumentin personal dhe veturën e Milorad Jevtic gjë që dëshmon se ai ka qenë në njësitin që kanë sulmuar Policinë e Kosovës. Terroristi Milorad Jevtic njihet si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuciq, djalit të presidentit serb Aleksandar Vuciq. Nga 5 vizitat e fundit të djalit të Vuciqit në Kosovë, 4 herë ata kanë qenë bashkë në të njejtën veturë. Milorad Jevtiq është identifikuar edhe si njëri ndër sulmuesit e ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan.

Mbetet që organet e sigurisë dhe hetimet të zbulojnë se përveç Vuçiqit dhe strukturave të larta shtetërore serbe, a ka qenë edhe djali i tij në planifikimin dhe organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

të fundit

Aksident tragjik në Gramsh/ Kamioni del nga rruga dhe bie në humnerë, humbin jetën dy persona, një në gjendje të rëndë

Këtë të hënë, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Kabash-Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Sipas…

12 minutes ago

Drake përsëri shfaqet me simbolin kombëtar shqiptar

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka bërë sërish një gjest që ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve në rrjetet sociale. I…

33 minutes ago

Besi i bën një tjetër dedikim të dashurës së re: Më ke kthyer vajtimin në valle

Pas zhurmës që krijoi me konfirmimin e marrëdhënies së tij të re, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka…

53 minutes ago

Reshjet e dendura të borës bllokojnë trafikun në të gjithë Gjermaninë

Reshjet e dendura të borës dhe shiut ndërprenë trafikun gjatë orës së pikut në pjesë të mëdha të Gjermanisë. Aksidentet…

1 hour ago

“Kujdes mikrofonin”/ Sfida e rrezikshme e “BBV”, 7 orë me këmbët në ujë me akull dhe gjakderdhja që u fsheh nga kamerat

Ajo që u paraqit si një lojë brenda Big Brother VIP Albania, u shndërrua në një skenë shqetësuese që ngre…

2 hours ago

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen, ja kush e zëvendëson

Dallëndyshe Bici, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit politike dhe hetimore që lidhen…

2 hours ago