Categories: kosovë

Sulmi ndaj 12-vjeçares nga Mitrovica, KOMF kërkon reagim të menjëhershëm institucional

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar me shqetësim të madh pas publikimit në media të pamjeve ku një 18-vjeçare shihet duke sulmuar fizikisht një vajzë 12-vjeçare.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, koalicioni ka nënvizuar se dhuna ndaj fëmijëve nuk mund të konsiderohet thjesht një ngjarje e veçuar.

“Nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt dhune ndaj një fëmije, por edhe me një shfaqje të hapur të dhunës, e cila është filmuar”, ka deklaruar KOMF.

Sipas KOMF-it, shpërndarja dhe ekspozimi i videove të tilla mund të përkeqësojnë gjendjen e viktimës, duke e ekspozuar atë ndaj stigmatizimit dhe traumës.

Koalicioni u ka kërkuar institucioneve që të vënë në funksion pa vonesë mekanizmat lokalë për mbrojtjen e fëmijëve, përfshirë Qendrat për Punë Sociale dhe shërbimet psiko-sociale, me synim mbrojtjen dhe rehabilitimin e vajzës.

Gjithashtu, KOMF ka kërkuar nga institucionet e rendit dhe drejtësisë që të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Një prej kërkesave të tjera të koalicionit është “fuqizimi i shërbimeve dhe programeve parandaluese ndaj dhunës”. Në këtë kuadër, KOMF ka theksuar nevojën për edukim në shkolla, mbështetje të shëndetit mendor për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe programe që nxisin respektin, tolerancën dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.

KOMF ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për dobësitë e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në parandalimin, identifikimin në kohë dhe mbrojtjen nga dhuna.

Sipas koalicionit, përmasat e fenomenit kërkojnë përqendrim më të madh te parandalimi dhe edukimi. Kjo përfshin fuqizimin e prindërve për rritjen dhe disiplinimin e fëmijëve pa përdorur dhunë, edukimin në shkolla dhe ndërhyrjen e hershme ndaj sjelljeve të rrezikshme.

të fundit

Teherani paralajmëron fqinjët: Kush mbështet “luftën ekonomike” të SHBA-së do të trajtohet si armik

Shefi i ri i sigurisë i Iranit ka kërcënuar vendet e Gjirit Persik pas deklaratave të Trump për masa drastike…

3 minutes ago

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari, i sekuestrohen një armë zjarri dhe 15 mijë euro

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në kryeqytet, kanë finalizuar operacionin e koduar “Last Gun”, duke vënë në pranga…

7 minutes ago

Bytyçi: Propozimi i Haradinajt për Thaçin mund t’i shkaktojë dëm dhe të pengojë marrëveshjen VV-LDK

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të ishte “nder” për deputetët e legjislaturës së 11-të që ish-presidenti Hashim…

15 minutes ago

Arben Cara reacts after being dismissed as head of the Fire Service: No one asked me what decisions were made in those critical minutes; fires are not put out…

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Arben Cara, ka reaguar pas largimit të tij nga…

15 minutes ago

Zelensky Rejects Elections During the War: They Would Cause Deep Division in Ukraine

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kundërshtuar zhvillimin e zgjedhjeve gjatë luftës me Rusinë, duke paralajmëruar se një proces i tillë…

16 minutes ago

Breaks house arrest and commits five burglaries, 23-year-old arrested in Tirana

Një 23-vjeçar i identifikuar me inicialet K. M., është vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar…

16 minutes ago