Aktgjykimi ndaj Millorad Gjokoviqit, i cili po gjykohet për krime lufte, pritet të bëhet publik sot në orën 13:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Sipas aktakuzës së ngritur më 23 qershor 2023, Gjokoviq dyshohet se gjatë viteve 1998-1999, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasje, bastisje, rrahje, keqtrajtim, arrestime, torturë dhe trajtim mizor e çnjerëzor. Ngjarjet, sipas aktakuzës, ndodhën në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, ku dhjetëra civilë shqiptarë u mbajtën në kushte skllavërie, u dëbuan dhe u deportuan. Atij i atribuohen gjithashtu plaçkitja, djegia dhe shkatërrimi i shtëpive të civilëve shqiptarë.
None found
Aktakuza përshkruan se forcat e rregullta ushtarake hynë në Ozdrim nga veriu, përmes rrugës rajonale Pejë-Mitrovicë. Nga perëndimi, në kufi me fshatin Vitomiricë, hynë grupe paramilitare, ku kishte edhe pjesëtarë të njësive speciale ushtarake. Sipas dokumentit, ata qëlluan mbi civilët dhe vranë gjashtë shqiptarë: I.K, Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H. Tre civilë të plagosur nga të shtënat, A.G, H.G dhe M.G, u dërguan fillimisht në spitalin e Pejës, por më pas u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë. Gjatë ofensivës u vranë edhe pesë civilë shqiptarë, R.K, Z.K, A.K, A.K dhe A.Sh, trupat e të cilëve nuk u gjetën dhe që vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur.
Gjokoviq akuzohet se, në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Vepra parashihet në nenin 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LP i RSFJ-së), i cili ishte në fuqi në kohën kur pretendohet se është kryer.
Cristiano Ronaldo pati një natë për t’u harruar në ndeshjen e Superligës së Arabisë Saudite midis Al-Nassr dhe Neom.Sulmuesi portugez…
Mijëra persona kanë protestuar të martën në mbrëmje në Portugali, duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit dhe frenimin e…
Buxheti shtetëror do të ketë rol në financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe në shlyerjen e një pjese të…
Revolta studentore kundër qeverisë po merr përmasa të mëdha, teksa protestës iu bashkuan dje mijëra pedagogë në shenjë solidariteti me…
Raportimet për dorëheqjen e mundshme të Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë hapur…
Liga e Kampionëve sjell sonte (e mërkurë) një tjetër mbrëmje të madhe futbolli, me nëntë ndeshje në program dhe me…