Gjykimi i 53 personave të akuzuar për Masakrën e Mejës mbahet sot pa praninë e tyre, pasi të gjithë të pandehurit ndodhen në arrati. Masakra e Mejës është ndër më të rëndat e kryera gjatë luftës në Kosovë.
None found
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzën në mungesë në dhjetor 2023 dhe e ndryshoi atë më 23 dhjetor 2024. Më 25 maj 2026, Gjykata e Apelit ktheu për rivendosje vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale.
Aktakuza i ngarkon të pandehurit me dyshimin se, gjatë viteve 1998-1999, kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen në fshatrat e Komunës së Gjakovës. Sipas saj, ata kanë vepruar në bashkëkryerje, si pjesë e një strukture të përbashkët kriminale.
Të akuzuarit dyshohet se kanë mbajtur role të ndryshme komanduese dhe operative në ushtrinë, policinë dhe shërbimet e sigurisë serbe gjatë luftës në Kosovë. Mes tyre janë zyrtarë dhe pjesëtarë të këtyre strukturave të atëhershme të Serbisë: Momir Stojanoviqi, Sreten Çamoviqi, Nikolla Miqunoviqi, Millovan Kovaçeviqi, Sergej Peroviqi, Verolub Zhivkoviqi, Millan Koturi, Radomir Çoliqi, Dragutin Josifoviqi, Franko Simatoviqi, Momçillo Stanojeviqi, Vllatko Vukoviqi dhe Ilija Todorovi.
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se "në kohën kur ata zbuluan planin e Mickoskit për të shitur…
Sali Berisha ka reaguar ashpër pas debatit në emisionin “Opinion” lidhur me emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit…
Sot mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 personave të akuzuar për Masakrën e Mejës, një nga masakrat më të rënda…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar në Nju Jork se do të paraqesë dorëheqjen nga posti i presidentit të…
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ditës së shtunë, pritet të mbajë…
Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë presidentin kinez Xi Jinping. Takimi u zhvillua në kuadër…