Robert Berisha dhe Nora Istefi prej kohësh jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri, por kur vjen puna tek Renee ata bashkohen. Sa herë që flitet për sukseset e të voglës ata bëhen të tre bashkë si familje për të festuar me njëri-tjetrin dhe për t’i treguar të voglës se ata do t’i ketë gjithmonë në krahë.
Renee ka përfunduar ciklin e parashkollorit dhe është diplomuar. Në ceremoninë e diplomimit të vogëlushes kanë qenë të pranishëm të dy artistët, si Nora po ashtu edhe Roberti. Ata kanë ndarë në rrjete sociale foto dhe video të vogëlushes, e cila shfaqet përkrah miqve të saj,
“Jeta ime, urime përfundimin e parashkollorit! Të dua luleshtrydhja ime”, shkruan Nora në një postim.
Më pas ajo ka publikuar dhe një video të shkurtër në të cilën Roberti shihet duke mbajtur mbi shpatulla të voglën. Kështu, Nora na ka vërtetuar dhe një herë se ajo dhe ish-bashkëshorti vazhdojnë të ruajnë raportet miqësore për hir të vajzës.
Kujtojmë se para disa javësh, Renee festoi 6-vjetorin e lindjes dhe Nora me Robertin i bënë dhurata e dedikime speciale në rrjete sociale. Ata të dy u bënë bashkë për t’i dhuruar vogëlushes një mik të ri, një qenush të vogël, me të cilin Renee u dashura menjëherë
Ditën e sotme, u mbajt tryeza e dytë e prezantimit të draftit sa i përket Kodit të ri Penal. Drejtori i…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur të enjten procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotësisht” ushtrinë e Rusisë, si…
Ish-banorja e “BBVA” Loredana, ka përvëluar rrjetin minuta më parë. Ajo ndau disa poza shpërthyese në deti. Këto janë 4…
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive, për…
Samir Rosales Rodriguez, i njohur si “Kimisti” dhe pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportin dhe përpunimin e…