kosovë

Skandali zgjedhor në Kosovë/ Prokuroria e Prizrenit: 109 të ndaluar për manipulim të votave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar ndalimin e 109 personave nën dyshimin për një skemë masive të manipulimit të votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit. Operacioni, një ndër më të mëdhenjtë të këtij lloji në rajon, vjen në mes të një procesi rinumërimi total të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të premten, Kryeprokurori Petrit Kryeziu deklaroi se të ndaluarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Sipas tij, shumica e të arrestuarve janë komisionerë zgjedhorë, përfshirë edhe familjarë të kandidatëve për deputetë. Akuzat zyrtare përfshijnë falsifikim të rezultateve zgjedhore, dhënie e marrje ryshfeti, si dhe presion e kanosje.

Kryeprokurori Kryeziu theksoi se manipulimi ndodhi në Qendrën Komunale të Numërimit dhe ishte i një shkalle aq të gjerë, saqë nuk do të ishte i mundur pa një marrëveshje mes komisionerëve të deleguar nga katër partitë më të mëdha politike në vend. “Sistemi është i tillë që komisionerët janë mekanizëm kontrollues për njëri-tjetrin. Ndryshimi i kaq shumë votave do të ishte i pamundur pa një kompromis mes tyre,” shpjegoi ai.

Shkalla e manipulimit është tronditëse. Sipas të dhënave të prokurorisë, në komunën e Prizrenit janë shtuar padrejtësisht 40,497 vota për kandidatë të caktuar dhe janë hequr 27,520 vota nga kandidatë të tjerë. “Volumi total i votave të keqpërdorura arrin në 68,017,” tha Kryeziu, duke shtuar se vetëm një vendvotim i vetëm në komunë nuk u prek nga manipulimet.

Operacioni i ndalimit përfshiu katër prokurorë të Departamentit të Krimeve të Rënda dhe rreth 200 zyrtarë policorë. Prokuroria bëri të ditur se disa komisionerë tashmë po bashkëpunojnë me autoritetet, duke ofruar dëshmi për presionet dhe ryshfetet. Deri më tani, asnjë kandidat për deputet nuk është intervistuar, por Kryeziu la të kuptohet se ata mund të thirren si palë të dëmtuara në proces.

Ky aksion vjen si rezultat i dyshimeve të ngritura gjatë procesit të rinumërimit të plotë të votave, i cili u urdhërua nga KQZ-ja pasi hetimet fillestare zbuluan mospërputhje të mëdha në votat për kandidatët. Ndërkohë, një hetim i ngjashëm është iniciuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për dyshime mbi manipulime në komunën e Malishevës.

Ndonëse rinumërimi dhe hetimet nuk pritet të ndryshojnë rezultatin e përgjithshëm të partive, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me mbi 51% të votave, këto zhvillime pritet të zvarrisin procesin e certifikimit të rezultateve përfundimtare dhe formimin e qeverisë së re.

të fundit

Horoskopi 24 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…

1 hour ago

TikTok shmang mbylljen në SHBA, vulos marrëveshjen me Kinën: Algoritmi do të riformatohet

TikTok njoftoi të enjten se kishte mbyllur një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri në SHBA, duke i…

2 hours ago

562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme (22 janar 2026), një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga…

2 hours ago

Timothée Chalamet hyn në histori, nominohet për herë të tretë si “Aktori më i mirë”

Timothée Chalamet ka një arsye të fortë për të festuar. Aktori i njohur hollivudian ka shënuar një tjetër moment historik…

2 hours ago

Rusia dhe Ukraina ulen së bashku në tryezë, me SHBA si ndërmjetës/ Bisedimet në Abu Dhabi ngjallin shpresa të reja për një fund të luftës

Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më të madh në formësimin…

3 hours ago

Ribashkime dhe ndarje që s’kanë fund, Morata largohet nga shtëpia ku po jetonte me partneren

Thashethemet ndikojnë këdo edhe pse çiftet tentojnë të ruajnë qetësinë dhe të shfaqen të lumtur në publik. Siç është edhe…

3 hours ago