Agjencia Kundër Korrupsionit do ta verifikojë pasurinë e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emri i të cilit u përmend në një skandal financiar në Slloveni, për të cilin raportuan mediat në Ljubljanë.
Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj i tha Gazetës Express se sot agjencia ka inicuar procedurat për ta verifikuar pasurinë e Martin Berishajt.
“Sot i kemi inicuar procedurat per verifikimin e pasurisë”, tha ai.
Ambasadori i Kosovës në Zagreb dyshohet se e ka fshehur pronësinë e tij mbi tri kompani në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Në formularin e pasurisë, ambasadori Berishaj nuk ka deklaruar se është pronar i “MB Consulting”, kompaninë së tij në Mal të Zi, me të cilën implikohet në skandalin financiar për transfere të dyshimta të parave te politikani slloven, Robert Golob.
Në deklarimin e pasurisë në AKK, ambasadori Berishaj u raportua se ka fshehur aksionet të cilat i posedon edhe në dy kompani në Kosovë: Myloja LLC dhe Zaslon Kosova.
Televizioni slloven, Planet TV ka raportuar për një implikim të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skandal financiar. Sipas televizionit, Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë energjetike sllovene, “GEN”, e të cilat pretendohet se i ka tërhequr në ‘cash’ dhe më pas ia ka dhënë politikanit slloven, Robert Golob./express
Dashi Mirë është të mos bëni asgjë të përshpejtuar gjatë kësaj dite sepse përndryshe keni për të pasur probleme. Për…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri…
Artisti i njohur Laert Vasili, në një intervistë ndryshe me Edi Manushin në “E diell”, ka rrëfyer gjithçka nga fëmijëria…
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Freskut, në Tiranë, ku një 48-vjeçar ka…
Kandidati i listës së hapur i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës që nuk arriti të siguronte një ulëse në…
Lindon Selahi është shpallur kampion i Kroacisë me Rijekën. 26-vjeçari që u kthye në lider te mesfusha e skuadrës këtë…