Autoritetet në vendet e Ballkanit janë në gatishmëri për një valë të nxehti që pritet në rajon, vetëm disa ditë pasi zjarret shpërthyen në bregdetin e Kroacisë , ku u shpall një “alarm i kuq”. Shërbimet meteorologjike paralajmërojnë për një rrezik në rritje të zjarreve, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona.
Në Kroaci, ku mijëra hektarë tokë u bënë shkrumb e hi gjatë fundjavës në bregdetin pranë Splitit, shefi i zjarrfikësve Slavko Tukakovic u bëri thirrje banorëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të sillen me përgjegjësi.
“Le të mos i lejojmë zjarret të bëhen rutina jonë e përditshme”, tha shefi i zjarrfikësve.
Rajone të tilla si kryeqyteti Zagreb dhe Dalmacia janë në “alarm të lartë” për këtë valë të parë të nxehtësisë së verës.
Në Shqipëri, zjarrfikësit vunë nën kontroll sot më shumë se 12 fronte zjarri, por kanë frikë se nxehtësia dhe thatësira do të nxisin zjarre të reja. Serbia është gjithashtu në gatishmëri, ku temperaturat mund të arrijnë 39 gradë Celsius nesër në Beograd, temperatura priten edhe për Athinën.
Ky është vetëm njëri nga kanalet që devijojnë ujin e lumit Vjosa për vaditje. Këtu jemi tek zona e quajtur…
Milani është i interesuar të transferojë Granit Xhakën, dhe sipas mediave italiane edhe vetë mesfushori zviceran dëshiron një aventurë të…
Real Madridi ka konfirmuar skuadrën e zgjedhur nga Xabi Alonso për të luajtur kundër RB Salzburg. Kylian Mbappe mbetet jashtë…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë fjalës së tij në samitin në Hagë ka folur për situatën në veri të…
Një nga figurat më të komentuar në media vitet e fundit,vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për…
Irani ka pranuar zyrtarisht vdekjen e Ali Shadmanit, kreut të selisë së komandës së emergjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare…