Categories: kosovë

Situata nga COVID-19 në Kosovë, Klinika Infektive nuk ka më vende të lira për pacientët

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të mërkurën se në ambientet spitalore janë duke u trajtuar 856 pacientë

Nga ky numër, 711 persona janë të infektuar me koronavirus, 13 janë në respiratorë kurse 664 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Infektologu Izet Sadiku, njëherësh ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka thënë për Radion Evrope e Lirë, se klinika është e mbushur me pacientë dhe se nuk ka vende të lira.

“Ne mund të pranojmë pacientë, aq sa lirohen vende brenda ditës. Nëse 10 vende lirohen nga Klinika Infektive ato vende plotësohen menjëherë”, ka deklaruar ai.

Komiteti i ShSKUK-së ka thënë se në vazhdimësi është duke analizuar situatën dhe po merr vendime për menaxhim sa më të mirë të rasteve të hospitalizuara.

Zyrtarë të këtij komiteti kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se momentalisht, pacientët e infektuar me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive, Klinikën e Pulmologjisë, Mjekimin Intensiv – COVID, Klinkën Infektive II (Mjekësi Sportive) dhe Klinikën Infektive III (Inteno).

Sipas tyre, “varësisht nga nevoja, funksionalizohen edhe hapësira të reja”.

Më 23 mars, Kosova ka regjistruar dhjetë viktima dhe 705 raste të reja me koronavirus.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 83,717 të tilla.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar të martën plan për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Ai ka thënë se duhet të ulen rastet me koronavirus dhe të eliminohen vdekjet./rel

të fundit

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka bërë një reagim lidhur me arrestimin e 5 protestueve që morën…

4 minutes ago

“Thuajse e kishim harruar ndjesinë”, Broja sheh gjërat ndryshe pas golit vendimtar: Dëshirë dhe uri për të qëndruar në kampionatin më të mirë

Armando Broja i sheh gjërat më me pozitivitet pas golit të tij të parë me fanellën e Bërnlit, të cilin…

35 minutes ago

Vllaznia mundin Flamurtarin mes vuajtjesh, pas 6 ndeshjesh radhazi pa fitore

Vllaznia, më në fund, ka gjetur fitoren mes vuajtjesh, duke u rikthyer më në fund te tre pikët. Kuqeblutë mundën…

1 hour ago

Vuçiç thotë se ka pritur më shumë nga presidenti Trump, akuza edhe Shqipërisë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se Beogradi kishte pritur hapa të mëdhenj përpara nga administrata e…

1 hour ago

Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë…

2 hours ago

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, Kremlini shkatërron rrjetin elektrik

Do të jetë një Krishtlindje në të ftohtë dhe në errësirë për qindra mijëra civilë ukrainas. Akoma më keq për…

2 hours ago