kosovë

Si sot, 23 vite nga masakra e Mejës në Kosovë, si u vranë qindra meshkuj në një ditë

E marta shënon përvjetorin e 23-të të masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

23 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi që konsiderohet të jetë më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët, duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës. Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit. Aty u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjtë e maskuar, krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë.

Atë ditë asnjëri nga të ndaluarit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi, të pagjetur.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Më 21 prill, një javë para masakrës u vranë pesë policë serbë dhe një oficer në një pritë. Një fshatar nga Meja iu tha hulumtuesve të Human Rights Watch : “Pesë policët u vranë në një makinë, një Opel Ascona ngjyrë kafe. Ata erdhën te ne disa minuta para se të vriteshin, duke pyetur: “ku është UÇK?” Ata u larguan dhe pastaj ne dëgjuam të shtënat e bazukës”.

Njëri prej oficerëve të vrarë ishte komandanti i policisë Milutin Praçević, drejtuesi i një njësie që, sipas dëshmitarëve, kryente spastrimin etnik të shqiptarëve në zonë. Të tjerët ishin Ljubodrag Lazarević, Boban Lazovic, Naser Arifaj dhe Miladin Dončić. Sulmi ndaj Praçević është renditur si një motiv i mundshëm për inicimin e operacionit Reka. Sipas dëshmive të Kryetarit të Departamentit të Sigurisë së Divizionit të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, Momir Stojanović, Operacioni Reka ishte planifikuar para se të vriteshin policët serbë dhe misioni i tij ishte, ‘’të neutralizonte elementet terroriste në zonë’’.

të fundit

Izraeli s’di të ndal sulmet, 60 persona humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit në Gaza

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë një periudhe…

4 minutes ago

“Më ço foto lakuriq ose të bëra…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh…

23 minutes ago

Operacioni “Ura”/ Gjykata e Posaçme vendos arrest me burg për 11 të dyshuarit

Gjykata e Posaçme shpall vendimin për verifikimin e masave të sigurimit për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”. Gjyqtarja Rudina…

45 minutes ago

Ndarja me bashkëshortin, flet Enada Hoxha: Dashuria e njerëzve më ka mbushur zemrën

Në një bisedë të sinqertë në studion e Rudina Magjistarit, balerina dhe koreografja e njohur Enada Hoxha ndalet në një…

54 minutes ago

FOTO/ Pas s*lmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg

Pas lajmit tronditës që aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, janë përfshirë në një skandal në Australi…

1 hour ago

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

Aventurat politike të njerëzve të artit nuk janë njësoj në teren përballë atyre që janë fryt i politikës e që…

2 hours ago