Categories: kosovë

Shtyhet gjykimi në mungesë për 21 të akuzuarit për krime lufte

Gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte gjatë luftës në Kosovë më 1999 nuk ka arritur të nisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Rasti lidhet me dëbimin e qindra mijëra civilëve shqiptarë, ndërsa gjykata ka caktuar që seanca e ardhshme të mbahet më 15 shtator në orën 09:00.

Gjykatësja Medie Bytyqi sqaroi se seanca nuk mund të vazhdohej, pasi për të gjithë të akuzuarit nuk ishte siguruar siç duhet përfaqësimi ligjor dhe aktakuzat nuk u ishin dorëzuar avokatëve me kohë.

Të lidhura

None found

Ndonëse ishte planifikuar që në këtë seancë të fillonte procesi gjyqësor në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë, që lidhen me dëbimin e mijëra civilëve shqiptarë, shqyrtimi i paraparë nuk u mbajt.

Fillimisht, prokurorja speciale Florije Salihu-Shamolli deklaroi se ekzistonin kushtet për zhvillimin e gjykimit në mungesë.

“Meqenëse janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe të pandehurit kanë qenë të paarritshëm për prokurorinë, në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kriteret për të cilën mundet gjykata të filloj shqyrtimet kryesore”, tha ajo.

Megjithatë, paqartësitë dhe problemet rreth avokatëve të caktuar nga Oda e Avokatëve për mbrojtjen e të akuzuarve bënë që seanca për shqyrtimin fillestar të shtyhej për pas pushimeve verore.

“Duke vlerësuar se nuk ka kushte për të vazhduar me shqyrtim fillestar duke marrë në konsideratë faktin e pamundësisë të pajisjes me shkresat e lëndës të avokatëve dhe mosprezencës së avokatëve të lartcekur, gjykata merr vendim shtyhet shqyrtim fillestar dhe e caktojmë një datë tjetër”, tha Medie Bytyqi, gjykatëse.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se rastet e krimeve të luftës nuk duhet të zvarriten dhe se Gjykata, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve, duhet të garantojë praninë e avokatëve.

“Gjykata duhet të kujdeset në bashkëpunim me Oden e Avokatëve që të sigurohet prezenca e avokatëve të cilët janë të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe të mos ndodhin më shtyrje të seancave për arsye se rastet e krimeve të luftës kanë pritur mjaftueshëm kanë pritur 27 vite dhe viktimat e krimeve të luftës sigurisht që me kalimin e kohës vdesin edhe dëshmitarët, vdesin edhe kryerësit e krimeve të luftës”, tha ai.

Prokuroria Speciale kishte ngritur më 15 gusht të vitit të kaluar aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave, të cilët janë kryesisht ish-zyrtarë ushtarakë dhe policorë të strukturave të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohen se në periudhën janar-qershor 1999 kishin kontroll dhe autoritet mbi forcat ushtarake dhe policore në terren, kishin dijeni për veprime të dhunshme ndaj civilëve shqiptarë dhe nuk ndërmorën masa për t’i ndalur ose parandaluar ato. Ata akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

të fundit

Mbyllet protesta e 32-të, qytetarët i kërkojnë Ramës largimin: Shqipëria kërkon revolucion

Është mbyllur protesta e 32-të masive e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë…

7 minutes ago

Mario Gjata ndahet me Skënderbeun, ish-kampioni me Egnatian del lojtar i lirë

Mario Gjata kur ishte pjesë e EgnatiasMario Gjata nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Skënderbeut [...]Read More...

11 minutes ago

Pakënaqësi në votimin për kreun e Këshillit Kombëtar të PD-së, anëtarët reagojnë me shënime në fletët e votimit

Gjatë votimit të zhvilluar sot për zgjedhjen e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes anëtarëve demokratë është vënë…

18 minutes ago

The march continues, protesters stop at Parliament and call for tomorrow at 10:00

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta…

19 minutes ago

Voting Begins in the DP for the New Presidency, Julia Emiri and Silva Hasa in the Race to Lead the National Council

Demokratët u mblodhën sot për të përzgjedhur Kryesinë e re të Partisë Demokratike, pasi më herët u bë zgjedhja e…

19 minutes ago

Three-Vehicle Crash on the Fushë Krujë-Tirana Road, Three Injured Taken to Trauma Hospital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës. Sipas informacioneve…

19 minutes ago