Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, ashtu që ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar.
Në njoftimin për media të IKD-së thuhet se duke aprovuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, Gjykata vendosi se ky vendim nuk do të ekzekutohet, deri në momentin kur Gjykata të vendosë mbi meritat e këtij rasti.
“Me 25 janar 2024, IKD ka parashtruar padi, me kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës nr. 01-20/04-236518/23, i datës 26.12.2023, për këmbimin e pronës komunale, konkretisht parcelës kadastrale, nr. 01998-1, me sipërfaqe të përgjithshme 208318 m2 (Zona Kadastrale në Çagllavicë), dhe kalimin e kësaj prone në pronësi të Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit, me pronën, konkretisht parcelat kadastrale, nr. 00578-4, me sipërfaqe 3426 m2 (Zona Kadastrale Zllatar), me pronar Rrahman Haradinit dhe Shaban Konxhelit dhe kalimn e kësaj prone në pronësi të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Gjykata gjeti se me propozimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, IKD ka ofruar argumente të besueshme se në rastin konkret janë përmbushur në tërësi dhe në mënyrë kumulative të gjitha kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, ashtu që ekzekutimi i këtij vendimi do të sjellte dëm vështirë të riparueshëm.
Tutje, Gjykata vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të këtij vendimi nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe as nuk i sjell dëm të madh palës kundërshtare apo personit të interesuar. Përkundrazi, Gjykata gjeti se pikërisht shtyrja e ekzekutimit të vendimit paraqet interes publik.
Kështu, Gjykata gjeti se IKD ka argumentuar mjaftueshëm përmbushjen e kushteve ligjore për aprovimin e kërkesës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, derisa Gjykata të vendosë përfundimisht lidhur me ligjshmërinë e vendimit të kontestuar përkitazi me padinë e IKD.
Ndryshe, me 20 janar 2024, IKD kishte reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për këmbimin e pronës së kësaj Komune në “Prishtina e re”, me pronat në Zllatar, duke e cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm.
Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, e ka cilësuar si “jashtëzakonisht të çuditshëm” e cilësoi , aksidentin hekurudhor që…
Sot, 19 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…
Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve…
Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet tuaja të dashurisë, mund të ndjeni një nevojë të…
Kristjan Asllani ka dy javë kohë për të vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij, për të mos…