kosovë

Shteti i “shpall luftë” lojërave të fatit/ Policia në Kosovë mbyll 15 lokale, arreston mbi 30 persona

Policia e Kosovës ka bërë me dije se këtë të hënë ka arrestuar 34 persona dhe ka mbyllur 15 lokale në Prishtinë, pasi aktivitetin e tyre e kishin shtrirë në lojërat e fatit.

Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet kosovare janë shprehur se operacioni është zhvilluar prej 25 prillit, dhe përgjatë kësaj periudhe janë vëzhguar 91 lokale dhe në 60 prej tyre janë kryer kontrolle të detajuara.

Në operacion e sipër janë sekuestruar edhe 18 aparate për lojëra të fatit, një armë automatike AK-47, një armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivimin dhe përpunim te substancave narkotike.

Lojërat e fatit ndalohen me ligj në Kosovë prej vitit 2019. Kjo ndalesë e përgjithshme u ndërmor si iniciativë nga Qeveria e atëhershme e Kosovës, pas disa vrasjeve që ndodhën nëpër kazino.

të fundit

Masakër mjedisore dhe urbane në Parkun Kombëtar të Thethit, betonizohet pa leje e pa kriter!

Parku Kombëtar i Thethit, një nga perlat natyrore të Alpeve Shqiptare dhe një nga zonat më të mbrojtura ligjërisht në…

3 minutes ago

“Më goditën në kokë”/ Incidenti i frikshëm që i rrezikoi jetën aktorit shqiptar

Një incident në skenën e teatrit i kushtoi jetën aktorit të “Portokallisë”, Emir Hoxhaj, teksa luante një rol disa vite…

6 minutes ago

Mero Baze: SPAK, i frikësuar nga Berisha, nuk i prekin të birin/ “Partizani”, histori banale për një njeri që vrau në bulevard!

Gazetari Mero Baze thotë se SPAK është i frikësuar nga Sali Berisha dhe nuk ndjek procese reale, që lidhen me…

23 minutes ago

Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë, më 1 gusht hyjnë në fuqi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj Japonisë dhe Koresë së…

36 minutes ago

Italia mes vapës dhe motit të keq, përmbytje në Friuli-Venezia Giulia, alarmi vazhdon në 12 rajone

Alarmi për fenomene ekstreme vazhdon në 12 rajone të Italisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për ditën e sotme…

59 minutes ago

“Dhëndri im qëndroi në arrest shtëpie, prej një procesi politik”, Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen “Partizani” si dëshmitarë të rremë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin gjyqësor në ngarkim të dhëndrit të…

2 hours ago