Categories: kosovë

Shtatori sjell vendimin për Thaçin dhe bashkëakuzuarit në Hagë, OVL e UÇK-së shpreh pritshmëritë dhe shqetësimet

Proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të hyjnë në një fazë vendimtare gjatë muajit shtator.

Të lidhura

None found

Më 16 shtator 2026 është planifikuar shpallja e aktgjykimit për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka deklaruar se këtë përfundim e ka pritur prej një kohe të gjatë.

Gazmend Syla, përfaqësues i OVL-së së UÇK-së, tha në një prononcim për Telegrafin se vendimi duhet të mbështetet në prova dhe fakte. Ai shtoi se shpresa e organizatës është që aktgjykimi të jetë lirues.

Sipas Sylës, veteranët dhe organizata e tij e kanë ndjekur me pritje të gjatë këtë proces, pasi tashmë janë bërë 6 vite që bashkëluftëtarët e tyre po qëndrojnë në paraburgim pa një verdikt përfundimtar. Ai theksoi se, ndonëse shpreson për lirimin e tyre, mënyra se si ka vepruar gjykata që nga themelimi i saj e deri më tani ka krijuar dyshime te OVL-ja e UÇK-së.

Syla tha se ekziston frika që gjykata të mos e bazojë vendimin në prova dhe fakte, por të marrë një qëndrim negativ. Shqetësim për organizatën, sipas tij, mbetet edhe mundësia e ndikimit politik në vendimmarrje.

Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së përmendi gjithashtu vendimin ndaj dy bashkëluftëtarëve të tjerë, të cilët tashmë janë dënuar nga kjo gjykatë. Ai vlerësoi se institucioni ka devijuar nga misioni për të cilin ishte themeluar, duke kujtuar se raporti i Dick Martit, mbi bazën e të cilit ishte krijuar, nuk është më pjesë e aktakuzës.

Syla tha se, nëse aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbështetet në prova e fakte, atëherë ata do të kthehen në shtëpitë e tyre. Në të kundërtën, nëse vendimi do të jetë politik, organizata beson se ai do të jetë negativ.

Hapat e ardhshëm të OVL-së së UÇK-së pritet të përcaktohen në mbledhjen e kryesisë, e cila do të mbahet më 25 gusht.

Syla bëri të ditur se pas kësaj mbledhjeje opinioni publik dhe mediat do të informohen për veprimet që do të ndërmarrë organizata. Deri në zhvillimin e saj, ai tha se OVL-ja e UÇK-së nuk ka marrë ende ndonjë vendim.

të fundit

Memov: Formula e pensioneve duhet të ndryshojë për të pasqyruar më drejt kontributet e paguara

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov theksoi se një nga dobësitë kryesore…

3 minutes ago

Skandali i SHISH, Vlora Hyseni kërkon heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, e ankimin në Apelin e GJKKO

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke ankimuar…

4 minutes ago

Grupi që mori në mënyrë të paligjshme të dhënat e mijëra punonjësve të FBI-së: agjentët u njoftuan nga mediat, arrestohet hakeri që dyshohet se lidhet me…

Sulmi kibernetik, në të cilin hakerët vodhën një sasi të madhe të të dhënave personale të punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve…

10 minutes ago

U paraqit si Taulant Balla dhe i kërkoi Armand Dukës 100 mijë euro, gjykata lë në burg dy të dyshuarit

Gjykata e Tiranës caktoi arrest në burg për dy të arrestuarit për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të FSHF-së, Armand…

11 minutes ago

Turkish tourists lead visits to Skopje, 741,466 tourists visit North Macedonia

“Të gjithë e keni vënë re se kohët e fundit po dominojnë turistët turq në Shkup. Dhe kjo nuk është…

17 minutes ago

Sela calls on Kasami, Mexhiti and Albanians to take part in protests for the KLA

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët të shqiptarëve në protestat e paralajmëruara për…

18 minutes ago