kosovë

Shpërthejnë protestat në Beograd, qytetarët nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve që shpallën fitues Vuçiçin!

Mijëra mbështetës të opozitës kanë marshuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, në një protestë kundër Qeverisë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve të muajit të kaluar. Ai proces zgjedhor është përshkruar si jo i drejtë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë. Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale. Mirëpo, një mision ndërkombëtar vëzhgimi ka thënë se SNS-ja ka siguruar avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediale, ndikimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe parregullsive zgjedhore, përfshirë blerjen e votës. Vuçiq dhe aleatët kanë thënë se zgjedhjet janë qenë të drejta.

Marshi është organizuar edhe për të shënuar përvjetorin e gjashtë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, politikanit serb të Kosovës. Ivanoviq është vrarë para zyrës së partisë së tij, më 2018, në Mitrovicë të Veriut. Hetimet për vrasjen e Ivanoviqit janë duke vazhduar në Kosovë dhe Serbi. Në një adresim para turmës, Marinika Tepiq, lidere e aleancës Serbia kundër Dhunës (SPN), e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka thënë se opozita vazhdon të jetë e vendosur për të kontestuar rezultatin zgjedhor.

“I gjithë planeti e di, e kemi zënë atë [Vuçiqin], i cili nuk guxon të dalë para popullit të vet”, ka thënë Tepiq, e cila javën e kaluar ka hyrë në grevë dyjavore për të protestuar rezultatin zgjedhor.

Opozita ka thënë se dëshiron që të anulohen edhe zgjedhjet në Beograd. Të hënën, Millosh Vuçeviq, udhëheqës në SNS, ka thënë se votimet në Beograd mund të përsëriten, nëse askush nuk arrin të krijojë koalicion dhe të sigurojë shumicën në kuvendin komunal. Me një popullsi prej 1.4 milion banorëve, Beogradi përbën rreth një të katërtën e elektoratit në Serbi dhe udhëheqësi i kryeqytetit konsiderohet si një prej zyrtarëve më me ndikim në shtet.

të fundit

Parashikimi i motit 26 Gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira…

45 seconds ago

Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…

9 minutes ago

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

8 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

8 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

8 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

8 hours ago