kosovë

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë zgjat buxhetin për dy muajt e parë të 2026-tës

Me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, aktivizohet edhe neni 24 i Ligjit për menaxhimin e financave publike, që mundëson zgjatjen buxhetore edhe për dy muaj të vitit pasues për pagat e sektorit publik.

Sipas këtij ligji, kjo zgjatje mund të bëhet nëse zgjedhjet e përgjithshme mban më pak se katër muaj para vitit të ri fiskal, përkatësisht 1 janarit.

Të lidhura

None found

Kjo zgjatje dymujore “siguron një ndarje buxhetore për çdo organizatë buxhetore, që është i barabartë me 16.67 për qind të ndarjes buxhetore të siguruar për organizatën e tillë buxhetore nga ligji i ndarjeve buxhetore”, thuhet në Ligjin për menaxhimin e financave publike.

Më 20 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve pasi paraprakisht për dy herë radhazi, deputetët dështuan të zgjidhnin një ekzekutiv të ri.

Osmani, që mbajti konsultime me partitë politike, tha se në takimin e së mërkurës nuk u arrit pajtim që deputetët të zhvillonin një seancë për miratimin e zgjatjeve buxhetore, për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, buxhetet për tri komunat – Prishtinë,

Gjilan dhe Zubin Potok – dhe buxheti për Radio Televizionin e Kosovës.

Kosova po hyn në vitin 2026 pa miratim të buxhetit shtetëror, pavarësisht se Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, e ka miratuar një projektligj për buxhetin.

Partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë e kishin kritikuar këtë vendim, duke thënë se Kurti si kryeministër në detyrë nuk mund të dërgojë në Kuvend – që ka përbërjen e një legjislature të re, përkatësisht të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – projektligjin e përgatitur.

Vetë Osmani kishte shprehur shqetësim disa herë për mosmiratimin e buxhetit apo një projektligji për ndarje buxhetore, duke thënë se do të rrezikoheshin pagat e nëpunësve të sektorit publik. Ajo madje kishte thënë se do të ishte e gatshme të dërgonte në Kuvend një propozim për zgjatje buxhetore që të kishte buxhet “së paku deri në mars”.

Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë më herët kishin ngritur alarmin se vendi po shkon drejt një kolapsi buxhetor, duke thënë se shteti për herë të parë do të mund “të mbyllej” dhe të mos ketë mundësi të paguajë për asnjë shërbim./rel/

të fundit

Kosovë, Vjosa Osmani përfundon mandatin e presidentes, i dorëzon sot detyrën kryeparlamentares Haxhiu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot, më 4 prill 2026 përfundon mandatin. Në mungesë të zgjedhjes së presidentit…

6 minutes ago

DW: Njoftimi nga SHBA për Shqipërinë për sulm të mundshëm nga Irani, alarm sigurie apo njoftim rutinë?

Më 1 prill, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me…

22 minutes ago

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës. Sipas informacioneve paraprake, një…

51 minutes ago

Praktikat në fushën penale, kreu i Shoqatës së e Prokurorëve, Gëzim Spahiu takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, zhvilloi këtë javë një seri takimesh me zyrtarë të lartë të drejtësisë në…

9 hours ago

“Rruga e frikës” në Torovicë të Lezhës, shkëmbinjtë rrezikojnë jetën e kalimtarëve

Banorët tregojnë se jetojnë nën frikë të vazhdueshme, pasi shkëmbinjtë kanë nisur të lëvizin dhe të shkëputen nga masivi. Sipas…

9 hours ago

“Ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë Ron Yeffeti”, Berisha: Rama do e falimentojë si Air Albania

Kryedemokrati, Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka deklaruar se Edi Rama ia…

10 hours ago