Categories: kosovë

Shoqja e Arlindës: Ish-bashkëshorti i saj ishte përballur me probleme ligjore në SHBA

Anna Zhubi, mike e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë, ka rrëfyer për njohjen dhe marrëdhënien e saj me të ndjerën.

Zhubi e kujtoi Arlindën si një grua të dashur, të çiltër dhe të afërt. Sipas saj, ajo mishëronte tiparet e një gruaje të mirë dhe të respektuar.

Të lidhura

None found

“Arlinda ishte e fortë, pa dyshim, por edhe shumë e dashur, e afërt, e sinqertë dhe e butë. Kishte të gjitha cilësitë pozitive që vlerësoheshin në rrethin tonë: të ishte nuse e mirë, e respektueshme, e dashur, e afërt dhe e butë”, u shpreh ajo.

Ajo tregoi se miqësia mes tyre nisi përmes bashkëshortëve, të cilët njiheshin si shokë.

Sipas Zhubit, bashkëshorti i Arlindës kishte pasur telashe me ligjin në Shtetet e Bashkuara shumë kohë përpara se të lidhej me të. Ajo përmendi një denoncim të mëhershëm për dhunë në familje dhe burgosjen e tij.

“U njohëm përmes bashkëshortëve tanë, që ishin shokë, dhe kështu nisi njohja. Në të vërtetë, Jetoni kishte pasur probleme në Amerikë shumë përpara Arlindës. Në vitet 2000-2001, ai ishte i martuar me një shtetase amerikane dhe kishte dy vajza binjake me të. Që në atë kohë ishte denoncuar për dhunë në familje dhe kishte qëndruar në burg për vite. Si pasojë e burgosjes, humbi kontaktet me dy vajzat. Pra, fakti që ishte një lloj dhunuesi nuk ishte i ri në raportin me Arlindën”, deklaroi Zhubi.

të fundit

Identifikohet personi që humbi jetën në vendin e punës në Istog

Një person ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, në rrethana që dyshohet se…

1 minute ago

Jeton Sylaj para gjykatës në Pejë, Prokuroria kërkon paraburgim për shkelje të urdhrit gjyqësor

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekaj, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Pejë, në seancën për shqyrtimin…

2 minutes ago

Chevrolet kërkon më shumë performancë për Corvette C9, pa e larguar nga çmimet e arritshme

Chevrolet dëshiron që gjenerata e ardhshme e Corvette të ofrojë performancë më të lartë se modeli aktual, pa u shndërruar…

5 minutes ago

Audi planifikon prodhimin e Q7, Q8 dhe Q9 në fabrikën e re amerikane

Audi po përgatitet të prodhojë SUV-të e saj më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, përmes një fabrike të re…

5 minutes ago

Manchester United konfirmon Carrickun për ndeshjen ndaj Chelseat

Manchester United ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Michael Carrickut, të paktën për ndeshjen e ardhshme ndaj Chelseat.Humbja…

11 minutes ago

“Rama jep dorëheqjen”/ 15 ditë revoltë kundër qeverisë, studentët mbërrijnë para Ministrisë së Arsimit

Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke vijuar marshimin me thirrjet…

17 minutes ago