Presidentja Justina Shiroka-Pula ka përcjellë urimet e saj për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pas sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë. Ajo e ka cilësuar unitetin politik, mbështetjen e qytetarëve dhe angazhimin e përbashkët si elemente vendimtare për këtë sukses.
Urimi i saj u është drejtuar në mënyrë të veçantë deputetëve Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, ndërsa rezultati është vlerësuar si një arritje e përbashkët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
None found
Shiroka-Pula ka shprehur bindjen se mandati i ri mund të hapë rrugën për një përfaqësim më të fortë politik, garantimin më të mirë të të drejtave të shqiptarëve, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe ruajtjen e plotë të dinjitetit kombëtar.
“Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, ju uroj përzemërsisht për fitoren. Ky rezultat është meritë e juaja dhe e të gjithë shqiptarëve. Uroj që ai të shërbejë si pikënisje për një përfaqësim më të fuqishëm, mbrojtje më të efektshme të të drejtave, zhvillim ekonomik dhe respektim të plotë të dinjitetit kombëtar. Ruajeni unitetin edhe gjatë mandatit të fituar, pasi bashkimi është burimi i forcës së vërtetë”, thuhet në mesazhin e presidentes.
Lista Studentore është fituese e zgjedhjeve të djeshme të parakohshme parlamentare në Serbi. Rezultatet e votimit sipas rajoneve, të publikuara…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për shtetin që nuk mundi ta mbronte Arlinda…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar drejtësi, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se fjalët e Arlinda Zekajt, e cila u vra dje teksa…
Për herë të parë në historinë e saj, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” po mbahet në…
Piktori i njohur, Sani Bajrami, ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se…