Categories: kosovë

Shiroka-Pula dhe Kurti dakordohen për bashkëpunim në takimin e tyre të parë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti të enjten kryeministrin Albin Kurti në takimin e tyre të parë, i cili nisi rreth orës 11:00 dhe u zhvillua si takim njoftues.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtuan prioritetet dhe çështjet që e presin Shiroka-Pulën në detyrën e re, për të cilat kërkohet bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidentja shprehu gatishmërinë për bashkërendim dhe bashkëpunim të afërt mes institucioneve, në funksion të qytetarëve dhe interesave të vendit.

Kurti e falënderoi Shiroka-Pulën për pranimin e përgjegjësisë së re dhe i uroi sukses. Ai tha se është i përkushtuar të punojë me presidenten për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe për çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.

Kryeministri e cilësoi takimin si hap të rëndësishëm drejt koordinimit institucional dhe tha se gjeti te presidentja vullnet e gatishmëri për të bashkëpunuar për temat që u shërbejnë shtetit dhe qytetarëve.

“Mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha, të përditshme për interesin shtetëror dhe publik dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim. Unë e falënderova shumë zonjën presidente, e cila na ka nderuar me pranimin e saj për kandidaturën të martën. Tash na presin shumë dhe angazhime, të cilat natyrisht me vullnet të mirë dhe të gjithë dijen dhe mundësinë që kemi do t’i shpiem përpara sa më shpejt që mundemi. Republika e Kosovës, pas më shumë se një vit e gjysmë, ka institucione funksionale dhe nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida që i kemi përpara. Unë hasa jo vetëm në mirëkuptimin, por edhe gatishmërinë, interesin dhe vullnetin e presidentes së re që të bashkërendohemi maksimalisht për të gjitha gjërat në çdo aspekt”, tha Kurti.

Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të mediave për çështje të tjera të aktualitetit politik.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës nga Kuvendi me mandat pesëvjeçar, duke marrë 81 vota në raundin e parë. Ajo u zgjodh dhe u betua në orët e para të së mërkurës, më 7 tetor.

të fundit

Gjini: Bllokadat politike i përkasin së shkuarës, Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke thënë se me…

54 seconds ago

Reforma territoriale/ Mazniku-opozitës: Njerëzit nuk duan harta, por shërbime të përmirësuara nga Bashkia

Një prej hartuesve të ligjit të Reformës Territoriale dhe bashkëkryetari i Komisionit të ngritur në lidhje me këtë nismë ligjore,…

8 minutes ago

IKD i kërkon presidentes Shiroka-Pula të udhëheqë me pavarësi, transparencë dhe në mbrojtje të Kushtetutës

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, rikujton se Presidentja ka…

11 minutes ago

Ali Ahmeti për Nexha Lutfisë: Pas 25 vitesh pranë meje, humba një mik

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë, i njohur si Nexha, i…

25 minutes ago

Justina Shiroka-Pula, me lidhje profesionale dhe familjare me shqiptarët e Maqedonisë

Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Kosovës. Deri tash ajo ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të…

26 minutes ago

ASH kërkon transparencë për vaksinat BCG: Shëndeti i fëmijëve nuk është vend për eksperimente

Informacionet për vaksinat BCG ngrenë shqetësime serioze dhe kërkojnë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë dhe VLEN, thonë nga…

27 minutes ago